Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

81 vite burg për katër ish krerët e UÇK-së çojnë në zyrën e Albin Kurtit ndryshimin e ligjit, reagon Gjykata Speciale: S'jemi konsultuar

Shkruar nga Newsbomb
81 vite burg për katër ish krerët e UÇK-së
Gjykata Speciale në Hagë/ Foto ilustruese

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë reaguar lidhur me nismën për ndryshimin e ligjit që themeloi këtë institucion. Në një përgjigje për “Radio Evropa e Lirë”, Gjykata ka bërë të ditur se nuk është konsultuar për këtë nismë, e cila aktualisht po shqyrtohet nga Zyra Ligjore e kryeministrit Albin Kurti.

“Nuk jemi konsultuar”, thuhet shkurt në përgjigjen e Dhomave të Specializuara për REL-in, ndërsa theksohet se ato “nuk komentojnë mbi iniciativat politike”.

Nisma për ndryshimin e ligjit është ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës, subjekti më i madh opozitar në vend. Në dokumentin me ndryshimet e propozuara kërkohet, ndër të tjera, që dënimi maksimal të jetë 15 vite burgim, si dhe që personat e dënuar të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Reagimi i Gjykatës Speciale vjen pas vendimit të 16 shtatorit, kur katër ish-drejtues të UÇK-së u dënuan për krime lufte. Vendimi u pasua nga protesta dhe tubime të mëdha në Prishtinë. Ndërkohë, ekspertë ligjorë të cituar më herët nga Radio Evropa e Lirë e kanë konsideruar të vështirë realizimin e kësaj nisme, duke ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi ndikimin që mund të ketë ndryshimi i ligjit. E gjithë kjo vjen pas dënimit me 81 vite burg në total për katër ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese