Jeta pranë detit, e menduar për çdo ditë të vitit/ Next to Vala Mar Premium, eksperienca e të jetuarit premium

1 Tetor 2026, 11:51Turizëm TEMA

Jeta pranë detit, e menduar për çdo ditë të vitit/

Një shtëpi në bregdet nuk është domosdoshmërisht vetëm një shtëpi pushimi. Afërsia me Tiranën, shërbimet e përditshme, aktivitetet për të rritur dhe fëmijë, si dhe hapësirat e përbashkëta krijojnë mundësinë që ajo të përdoret gjatë gjithë vitit dhe të bëhet pjesë e përditshmërisë së një familjeje.

Kjo është edhe ideja mbi të cilën është zhvilluar projekti Next to Vala Mar Premium, në Hamallaj, në Gjirin e Lalzit. Projekti ndërthur rezidencat me hapësirat e gjelbra, pishinat, zonat rekreative, ambientet për fëmijët, aktivitetet sportive dhe shërbimet e përditshme, duke krijuar mundësi të ndryshme për ta kaluar ditën brenda resortit.

Dhe dita nis pikërisht në këto hapësira, me një shëtitje me familjen, një aktivitet në natyrë apo thjesht duke kaluar pak kohë me veten.

Jeta pranë detit, e menduar për çdo ditë të vitit/

Jeta pranë detit, e menduar për çdo ditë të vitit/

Një seancë yoga në natyrë mund të jetë pjesë e mëngjesit, përpara se dita të vazhdojë me rutinën e zakonshme të familjes.

Jeta pranë detit, e menduar për çdo ditë të vitit/

Me shërbimet pranë shtëpisë, një ndalesë në supermarket kombinohet lehtësisht me pjesën tjetër të ditës, pa qenë nevoja të largohesh nga resorti.

Jeta pranë detit, e menduar për çdo ditë të vitit/

Jeta pranë detit, e menduar për çdo ditë të vitit/

Më pas, familja mblidhet për drekë dhe pasditja zhvendoset në pishinë.

Jeta pranë detit, e menduar për çdo ditë të vitit/

Për fëmijët, dita vazhdon me lojëra dhe aktivitete në hapësirat e dedikuara për ta. Biçikletat, monopatinat dhe ambientet e ndryshme të argëtimit u japin mundësi të lëvizin dhe të kalojnë kohë jashtë, ndërsa prindërit mund të zgjedhin aktivitetet e tyre.

Jeta pranë detit, e menduar për çdo ditë të vitit/

Në këtë mënyrë, brenda së njëjtës ditë kombinohet koha me familjen, aktivitetet individuale dhe argëtimi i fëmijëve. Janë momente të thjeshta, por që tregojnë se një shtëpi në bregdet mund të përdoret përtej pushimeve tradicionale, si një shtëpi e dytë ku familja krijon ritmin e saj të përditshëm. Pikërisht kjo lidhje mes rezidencës, shërbimeve dhe hapësirave të përbashkëta është pjesë e konceptit të Next to Vala Mar Premium.

Një projekt i menduar përtej rezidencës

Ky koncept reflektohet edhe në organizimin e projektit, i cili zhvillohet rreth katër komponentëve kryesorë, Residence, Marina, La Cittadella dhe Hotel.

Pjesa rezidenciale përfshin apartamente me tipologji të ndryshme, vila individuale dhe twin, të integruara me hapësirat e gjelbra dhe zonat e përbashkëta.

Marina, një tjetër komponent i rëndësishëm i projektit, do të ketë 370 vende ankorimi dhe është projektuar për të akomoduar jahte deri në 40 metra. Zhvillimi përfshin gjithashtu komponentin hotelier me MGallery dhe Sofitel, dy marka të grupit ndërkombëtar Accor, ndërsa La Cittadella sjell shërbime dhe funksione të tjera në brendësi të resortit.

Kombinimi i këtyre elementeve zgjeron funksionin e projektit përtej rezidencës, duke sjellë në një destinacion të vetëm banimin, shërbimet, aktivitetet dhe mikpritjen.

Dita përfundon pranë detit

Pas një dite mes shtëpisë, pishinës dhe aktiviteteve, në mbrëmje gjithçka mund të përfundojë aty ku nisi ideja e një shtëpie në bregdet, pranë detit, ku një shëtitje në perëndim mbyll ditën.

Jeta pranë detit, e menduar për çdo ditë të vitit/

Jeta pranë detit, e menduar për çdo ditë të vitit/

Është kjo përditshmëri që tregon më qartë konceptin e Next to Vala Mar Premium, si një projekt i menduar për mënyrën se si një familje e jeton atë.

 

Lini një Përgjigje