Dhjetëra studentë dhe aktivistë protestuan sot në ambientet e QSUT-së gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në inagurimin e kardiokirurgjisë së re.
Në vijim të revoltës së nisur prej 4 muajsh tashmë, protestuesit shprehën edhe njëherë kundërshtinë e tyre ndaj kreut të qeverisë me thirrjet: Arrestoni Ramën!
Pas protestës së mbajtur në momentin e mbërritjes së Ramës, policia ndërhyri duke shoqëruar në komisariat një aktivist dhe një student. Versus.al

