Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kryemadhi revoltohet nga shtyrja e gjyqit: E vlerësoj atë që më tha “ki turp kur gjykohesh nga populli”; i ndërhyn protestuesja: Ndaj kemi dalë ne (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Kryemadhi revoltohet nga shtyrja e gjyqit: E vlerësoj atë që
Kryemadhi deklaratë për mediat para SPAK

Bojkoti i avokatëve ka shtyrë sërish seancën e sotme që ishte parashikuar të mbahej në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ndërsa kjo e fundit ka reaguar e revoltuar për vendimin.

Në fjalën e mbajtur para SAK për mediat, Kryemadhi u shpreh e zhgënjyer nga vendimi i GJKKO për të shtyrë seancën, duke shtuar se e gjitha po bëhet kastile në të “keqen” e Ilir Metës duke i shtyrë thuajse çdo javë gjykimin për dosjen në ngarkim të tij, çka e lë atë prej dy vitesh prapa hekurave.

“Më revolton sepse përdorimi i shtyrjes u bë për të shtuar e pezulluar masat e zotit Meta për dy javë. Nëse kjo gjë do të ishte kaq mizore dhe kaq e tmerrshme, kam kuptuar se në politikë nuk ekziston. Por në disa institucione që kemi lënë fatin e jetës sonë në duart e tyre, duhet të mos pranohej shtyrja. Gjyqtari duhet të thoshte po deshe hajde po deshe sill një avokat tjetër. E vlerësoj shumë një flasë që mu tha: Mos ki turp që gjykohesh nga GJKKO, ki turp kur të gjykohesh nga populli.”, tha Monika Kryemadhi para mediave.

Me të thënë këto fjalë, fjala e Monika Kryemadhi u ndërpre nga një protestuese e identifikuar si Artemisa, e cila i tha se për politikanët që kanë qenë në pushtet dhe për ata që vazhdojë të jenë, njerëzit kanë dalë në protesta masive.

"Për atë punë kemi dalë ne këtu.", i drejtohet protestuesja Kryemadhit. 

Sakaq bëhet me dije se seanca e radhës Meta-Kryemadhi u caktua për në 15 tetor, ndërsa gjykata gjobiti sot avokatët me 5 mijë lekë.

Kujtojmë se ish-presidenti dhe Monika Kryemadhi, akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Për Monika Kryemadhin është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pjesë nga fjala:

Monika Kryemadhi: Mënyra se si ngrihen akuzat janë absurde. Nuk mund të penalizosh Ilir Metën, për bojkotimin e avokatëve. Vendimi që është marrë nga dhoma e avokatisë duhet të dihet nëse është i ligjshëm apo jo.

E njëjta gjë u tha dhe një javë më parë. E në këtë rast qoftë avokati i Metës apo avokatja ime nuk po mungojnë për arsye personale, shpërdorohet e drejta për t’u mbrojtur. Është shpërdoruar e drejta jonë për t’u mbrojtur. Kush do të na vijë të na mbrojë? Ne po mbrohemi vetë.

Më revolton sepse përdorimi i shtyrjes u bë për të shtuar e pezulluar masat e zotit Meta për dy javë. Nëse kjo gjë do të ishte kaq mizore dhe kaq e tmerrshme, kam kuptuar se në politikë nuk ekziston. Por në disa institucione që kemi lënë fatin e jetës sonë në duart e tyre, duhet të mos pranohej shtyrja. Gjyqtari duhet të thoshte po deshe hajde po deshe sill një avokat tjetër. E vlerësoj shumë një flasë që mu tha: Mos ki turp që gjykohesh nga GJKKO, ki turp kur të gjykohesh nga populli.

Ndërhyn protestuesja, Artemisa: Për atë punë kemi dalë ne këtu.

Ndërpritet transmetimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese