• Kontakt
Thursday, October 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Spanjë/ Qeveria miraton ndryshime në ligjin për strehimin

12:08 : 01/10/2026
në BOTA

Qeveria e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez miratoi me dekret ndryshime në ligjin për strehimin dhe qiratë. Me këtë hap koalicioni qeverisës synon t’u përgjigjet protestave mbarëkombëtare kundër përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës në tregun e banesave në Spanjë.

Gjatë fundjavës . Prej tri ditësh protestuesit kanë ngritur edhe një kamp të paligjshëm proteste përpara selisë së qeverisë rajonale të Madridit.

Shkak për protestat masive u bë nxjerrja me forcë nga banesa me qira i 87-vjeçares, Maricarmen Abascal, e cila kishte jetuar në atë apartament për 70 vjet. Fati i saj ngjalli solidaritet, zemërim dhe indinjatë në mbarë Spanjën.

Ndërkohë, sipas avokates së saj, Maricarmen Abascal është kthyer në banesën e saj. Kjo u arrit pas negociatave disaorëshe me pronarët e apartamentit.

Nxjerrjet me forcë nga banesat pezullohen deri në vitin 2030

Lexo edhe:

Përmbytje në Spanjë, anulohen mbi 100 fluturime në Barcelonë

Mijëra qytetarë në Madrid protestojnë për krizën e emigrantëve, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Dekretet e miratuara parashikojnë që nxjerrjet me forcë nga banesat të pezullohen deri në vitin 2030, në rastet kur preken persona në nevojë sociale dhe kur për ta nuk ka një zgjidhje alternative strehimi.

Po ashtu një nga dekretet përcakton që kontratat e qirasë që skadojnë të zgjaten automatikisht deri më 31 dhjetor 2028. Ndërkohë fondeve të mëdha të investimeve në pasuri të paluajtshme u ndalohet deri në vitin 2028 të blejnë ndërtesa banimi në Spanjë.

Dekreti i dytë parashikon që kontratat e qirasë të mos jenë më me afat të caktuar. Deri tani kontratat e qirasë në Spanjë kanë një kohëzgjatje maksimale prej tetë vjetësh. Pas skadimit të tyre qiramarrësit dhe pronarët duhej të negocionin një kontratë të re.

Me hyrjen në fuqi të dekretit të ri qiramarrësit do të kenë të drejtën të kërkojnë vazhdimin e kontratës ekzistuese, duke forcuar kështu mbrojtjen e tyre ndaj rritjes së qirave dhe rrezikut të nxjerrjes me forcë nga banesa.

Nevojitet dhe konfirmimi nga parlamenti

Në Spanjë një dekret qeveritar hyn në fuqi menjëherë pas publikimit, por ai duhet të miratohet nga parlamenti brenda një muaji. Për këtë qeverisë pakicë të kryeministrit Pedro Sánchez i nevojitet mbështetja e forcave të tjera politike, të cilat në disa raste kanë qëndrime të ndryshme lidhur me politikat e strehimit.

“Prej kohësh ekziston një konsensus i gjerë shoqëror për politikën e strehimit. Ajo që ka munguar ka qenë konsensusi politik”, deklaroi ministrja spanjolle e Strehimit, Isabel Rodríguez.

Për shkak të protestave mbarëkombëtare qeveria tani mund të shpresojë se parlamenti do t’i miratojë dekretet, pasi masat e propozuara përbëjnë disa nga kërkesat kryesore të dhjetëra-mijëra spanjollëve që kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër krizës së strehimit dhe situatës së vështirë në tregun e banimit. /DW

Etiketa: ligjSpanjestrehim

Lajme të lidhura

BOTA

Përmbytje në Spanjë, anulohen mbi 100 fluturime në Barcelonë

13:46 : 30/09/2026
BOTA

Mijëra qytetarë në Madrid protestojnë për krizën e emigrantëve, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

16:25 : 26/09/2026
AKTUALITET

Shkatërrohet laboratori i drogës në Spanjë, në pranga tre shqiptarë

09:48 : 25/09/2026
BOTA

CIA: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

09:38 : 24/09/2026
AKTUALITET

PE pret nga qeveria Rama ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

18:17 : 21/09/2026
AKTUALITET

PAMJET/ Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, në bordin e anijes një shqiptar

11:32 : 21/09/2026

TË GJITHA

Spanjë/ Qeveria miraton ndryshime në ligjin për strehimin

12:08 : 01/10/2026

Çmimi i naftës kalon sërish mbi 100 dollarë për fuçi mes pasigurisë për bisedimet SHBA-Iran

12:01 : 01/10/2026

PS refuzoi debatin për skandalin e SHISH, Bardhi: Do ndjekim çdo rrugë për kontrollin parlamentar të kësaj afere!

11:38 : 01/10/2026

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkan

11:31 : 01/10/2026

Bojkoti në GJKKO/ Dështon sërish gjyqi ‘Meta-Kryemadhi’! Gjobiten avokatët

11:22 : 01/10/2026

Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë

11:17 : 01/10/2026

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:14 : 01/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com