Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Savona, në Itali pasi iu gjetën 4.640 euro cash dhe rreth 0.9 gramë kokainë.
Sipas mediave të huaja i riu u kap nga efektivët pas një ndalimi në rrugë, makina e të cilit kishte tërhequr vëmendjen e policisë për shkak të shpejtësisë së lartë, ku udhëtonin katër të rinj.
Pas hetimeve të mëtejshme, policia kreu një kontroll edhe në banesën e 29-vjeçarit ku i’u sekuestruan rreth 892 gramë kokainë, materiale për paketimin e dozave dhe dy telefona celularë.
Atij iu gjet edhe një pistoletë alarmi, e cila përdoret për të prodhuar zhurmë si një armë e vërtetë, së bashku me municionet përkatëse.
Menjëherë i riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burgun e Genova Marassit ku do të qëndrojë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë












Komente
Komento