Videot intime, Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

1 Tetor 2026, 12:10Kronika TEMA
Videot intime, Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të

Policia e Tiranës zgjeron hetimet lidhur me skandalin e publikimit të disa videove erotike. Hetuesit do të marrin në pyetje Adrian (Adi) Hilën, i cili është kontaktuar dhe thirrur nga policia dhe pritet që gjatë ditës së sotme të paraqitet për të dhënë deklarime.

Gjithashtu policia ka thirrur për të dhënë deklarime dhe personat e tjerë që shfaqen në video tashmë të identifikuar, por disa mund të pyeten në një moment të dytë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Hetimet e policisë janë thelluar pas konstatimit të faktit kur në video Adrian Hila i shprehet dikujt në pamje që sheh kamerën, duke i thënë se është alarm dhe jo kamera. 

Lini një Përgjigje