
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Strasburg me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Despina Chatzivassiliou, ku ka ngritur shqetësimet e opozitës për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, si dhe për paketën e propozuar të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale.
Sipas Berishës, ndryshimet e propozuara në Kod përbëjnë një “mburojë për Ramën”, pasi mund të kufizojnë përdorimin e provave të siguruara përmes pajisjeve elektronike dhe burimeve të tjera. Kreu i PD-së theksoi se ndryshimet mund të ndikojnë edhe në hetimet për çështje të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në videomesazhin e publikuar pas takimit, Berisha tha se ka marrë garanci nga Sekretarja e Përgjithshme se Këshilli i Europës dhe ekspertët e tij nuk e kanë miratuar, sugjeruar apo hartuar paketën e ndryshimeve.
“Sekretarja e Përgjithshme më siguroi se Këshilli i Europës, ekspertët e tij, nuk e kanë miratuar këtë paketë dhe kjo nuk është një paketë e sugjeruar apo e miratuar apo e hartuar nga specialistët e Këshillit të Europës”, deklaroi Berisha.
Berisha tha se i ka kërkuar palës europiane që ndryshimet të mos miratohen në formën aktuale dhe që paketa t’i nënshtrohet ekspertizës së Komisionit të Venecias.
Gjatë videomesazhit të tij, kreu i PD-së ngriti edhe akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe ndikimin e narkotrafikut në vend.
Në përfundim, Berisha bëri të ditur se dialogu me institucionet e Këshillit të Europës do të vijojë edhe lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Shqipëri.
Sapo përfunduam një takim të veçantë dhe të rëndësishëm me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Në këtë takim, paraqitëm situatën dramatike në Shqipëri, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë dhe de facto sot, narkoshteti ndoshta më i konsoliduar se çdo narkoshtet tjetër në botë.
Në takimin me Sekretaren e Përgjithshme, paraqitëm realitetin në të cilin nga kryeministri tek inspektori i policisë janë në bashkëpunim të dokumentuar tashmë me klanet më të rrezikshme të drogës në Europë dhe më gjerë. Shqipëria është e ditur, sot eksportuesi kryesor i kanabisit, kurse klanet shqiptare të kokainës janë transportuesit kryesorë të këtij helmi nga Amerika Latine në Europë.
Janë bilionerët e drogës të cilët lajnë bilionat e tyre në Shqipëri me efekte shkatërrimtare mbi ekonominë shqiptare. Prodhimi industrial sipas Eurostat-it ka rënë me 15.3% në pesë vite, kurse popullata, Shqipëria po shpopullohet me ritme të, të tmerrësisht të shpejta. Në 1000 shqiptarë, sot 466 jetojnë në hapësirën e Bashkimit Europian. E gjitha kjo është rezultante e politikës së ndërtimit të narkoshtetit që ndoqi Edi Rama, dhe tani, kur skandalet ndjekin njëra-tjetrën, ai paraqiti ndër të papritura dje, një paketë ndryshimesh të nja 100 e sa neneve në Kodin e Procedurës Penale, në të cilat ka absolutisht parasysh mbrojtjen e vetes së tij, vëllaut të tij, familjarëve të tij, dhe ministrave të tij.
Me këtë paketë, përveçse përjashton dënimet me burg në masat nën pesë, nën pesë vite dënim, Edi Rama kërkon me çdo kusht të zhvlerësojë provat me ligj, të zhvlerësojë provat që janë të, të gjetura në aparatet celulare, të zhvlerësojë provat të cilat janë të gjetura në, në vende të ndryshme.
Rikujtova se këto, kjo përpjekje është në kundërshtim flagrant me Gjykimin e Strasburgut dhe Gjykatën Franceze të cilat regjistrimet që gjetën për bandat i kanë quajtur të vlefshme dhe plotësisht të përdorshme. Pra, atë që, atë që s’arritën ta bëjnë me presione mbi drejtësinë, tani kërkojnë ta bëjnë me ligj.
U rikujtova gjithashtu se shumica e provave në dosjen Babloku, shumica e provave në dosjen Agasi, shumica e provave në dosjen Ermal Beqiri, dhe të Vlora Hysenit janë direkt të lidhura me Edi Ramën dhe akuzojnë Edi Ramën. Ndër të tjera njoftova sekretaren se këtë paketë, me gosipin e tyre përpiqen ta paraqesin si të miratuar nga Këshilli i Europës.
Unë kërkova që kjo paketë të mos votohet në asnjë mënyrë, të kërkova që kjo paketë t’i kalojë për ekspertizë Komisionit të Venecias. Shqipëria nuk ka nevojë të zbusë ligjet në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, përkundrazi, ka nevojë t’i forcojë. Përveç kësaj, theksova se paketa amniston pothuaj de facto të gjitha krimet elektorale. Pra, është një mbështetje e stërfuqishme për vetë Ramën, familjen, qeverinë e tij dhe botën e krimit në Shqipëri.
Ajo çka unë kam kënaqësi t’i informoj shqiptarët, Sekretarja e Përgjithshme më siguroi se Këshilli i Europës, ekspertët e tij, nuk e kanë miratuar këtë paketë, dhe kjo nuk është një paketë e sugjeruar apo e miratuar apo e hartuar nga specialistët e Këshillit të Europës.
E falënderova shumë për pritjen dhe vendosëm që të vazhdojmë dialogun dhe me institucionet, me departamentet e tjera të Këshillit të Europës për këto zhvillime.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Tetor12:18
Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në prezantimin e pesë projekteve të paraqitura në kuadër t&...
POLITIKE
1 Tetor11:59
Shtyja e gjyqit, Blushi: Bëhet me qëllim për mbajtjen në paraburgim politik të Ilir Metës
Është shtyrë sërish gjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme.
Jashtë ambienteve të ...
POLITIKE
1 Tetor11:34
Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: E kishim paralajmëruar. Krimi i organizuar kontrollon institucionet, Kuvendi s’mund të shmanget nga debati
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka folur pasi Kuvendi nuk lejoi debat për arrestin ndaj ish-shefes së SHISH Vlora Hysen...
POLITIKE
1 Tetor10:55
Veliaj i del kundër Ramës, kërkon pezullimin e hartës së re territoriale: Çdo ndryshim të konsultohet me popullsinë
Kryebshkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dal hapur kryeministrit Rama në lidhje me propozimin për reformën territoriale. N&eu...
POLITIKE
1 Tetor10:51
Skandali me ish drejtoreshën e SHISH/ Tabaku: E keni kthyer në normë, Kuvendi nuk mund të përdoret si mburojë politike
Për deputeten e PD, Jorida Tabaku është e papranueshme që kryeministri Edi Rama, t’i shmanget mocionit për debat në Kuvend...
POLITIKE
1 Tetor10:47
‘Gjuha është kthyer në një burg pa mure’/ Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kontrollin e medias dhe kufizimin e pl...
POLITIKE
1 Tetor10:35
Xhixho: 50 mijë apartamente bosh në Tiranë, SPAK të hetojë flluskën imobiliare
Deputetja e Partisë së Lirisë dhe nënkryetarja, Erisa Xhixho kritikoi rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë dhe nu...
POLITIKE
1 Tetor10:20
Bardhi nga Konferenca e Kryetarëve: Vlora Hysenin e ka emëruar Rama, të vijë të japë llogari
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur...
POLITIKE
1 Tetor10:17
Zbardhen diskutimet te Konferenca e Kryetarëve/ Zhupa: Fikja e radarëve cenim i sigurisë kombëtare, Kuvendi duhet të shqyrtojë përgjegjësitë
Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat mbi përgjegjësitë institucionale lidhur me emërimi...
POLITIKE
1 Tetor09:01
‘Rama kriminalizoi politikën’, Vasili: I pashpresë dhe në panik, skandalet po i dalin dita-ditës
Ish deputetin i PL, Petrit Vasili teksa komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të prezantuara këtë të mërkur&eum...