Italia, Roberto Mancini lë 9 futbollistë jashtë skuadre për ndeshjen me Francën
Pas tensioneve të krijuara brenda kombëtares portugeze në prag të ndeshjes së Nations League me Danimarkën, Cristiano Ronaldo u largua në mënyrë të papritur nga skuadra dhe mori avionin e tij privat për të fluturuar drejt Madridit.
Një udhëtim i thjeshtë ajror që u shndërrua në fluturimin më të ndjekur në botë, sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle Marca. Sipas sinjalizimeve të faqes së internetit flightradar24, rreth 20 mijë persona kanë ndjekur në kohë reale udhëtimin e 5 herë fituesit të Topit të Artë.
Cristiano Ronaldo mori vendimin për të braktisur grumbullimin e kombëtares portugeze pas deklaratave të trajnerit Jorge Jesus që kishte shfaqur vullnetin për të lënë jashtë skuadre Cristiano Ronaldon nga formacioni titullar edhe për ndeshjen me Danimarkën duke shkaktuar një tërmet të fortë në Portugali.
Top Channel