LIVE UPDATES
Politike

Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë së KiE-së: Paketa e ndryshimeve në Kod, ‘mburojë’ për Ramën. Këshilli i Europës nuk e mbështet

Sipas Berishës, ndryshimet e propozuara në Kod përbëjnë një “mburojë për Ramën”, pasi mund të kufizojnë përdorimin e provave të siguruara përmes pajisjeve elektronike dhe burimeve të tjera.

1 Tetor 2026, 12:10 Nga G.M
Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë së
pamje nga takimi

STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Strasburg me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Despina Chatzivassiliou, ku ka ngritur shqetësimet e opozitës për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, si dhe për paketën e propozuar të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale.

Sipas Berishës, ndryshimet e propozuara në Kod përbëjnë një “mburojë për Ramën”, pasi mund të kufizojnë përdorimin e provave të siguruara përmes pajisjeve elektronike dhe burimeve të tjera. Kreu i PD-së theksoi se ndryshimet mund të ndikojnë edhe në hetimet për çështje të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në videomesazhin e publikuar pas takimit, Berisha tha se ka marrë garanci nga Sekretarja e Përgjithshme se Këshilli i Europës dhe ekspertët e tij nuk e kanë miratuar, sugjeruar apo hartuar paketën e ndryshimeve.

“Sekretarja e Përgjithshme më siguroi se Këshilli i Europës, ekspertët e tij, nuk e kanë miratuar këtë paketë dhe kjo nuk është një paketë e sugjeruar apo e miratuar apo e hartuar nga specialistët e Këshillit të Europës”, deklaroi Berisha.

Berisha tha se i ka kërkuar palës europiane që ndryshimet të mos miratohen në formën aktuale dhe që paketa t’i nënshtrohet ekspertizës së Komisionit të Venecias. Gjatë videomesazhit të tij, kreu i PD-së ngriti edhe akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe ndikimin e narkotrafikut në vend. Në përfundim, Berisha bëri të ditur se dialogu me institucionet e Këshillit të Europës do të vijojë edhe lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Shqipëri.

VIDEOMESAZHI I PLOTË:

Sapo përfunduam një takim të veçantë dhe të rëndësishëm me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Në këtë takim, paraqitëm situatën dramatike në Shqipëri, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë dhe de facto sot, narkoshteti ndoshta më i konsoliduar se çdo narkoshtet tjetër në botë. Në takimin me Sekretaren e Përgjithshme, paraqitëm realitetin në të cilin nga kryeministri tek inspektori i policisë janë në bashkëpunim të dokumentuar tashmë me klanet më të rrezikshme të drogës në Europë dhe më gjerë. Shqipëria është e ditur, sot eksportuesi kryesor i kanabisit, kurse klanet shqiptare të kokainës janë transportuesit kryesorë të këtij helmi nga Amerika Latine në Europë.

Janë bilionerët e drogës të cilët lajnë bilionat e tyre në Shqipëri me efekte shkatërrimtare mbi ekonominë shqiptare. Prodhimi industrial sipas Eurostat-it ka rënë me 15.3% në pesë vite, kurse popullata, Shqipëria po shpopullohet me ritme të, të tmerrësisht të shpejta. Në 1000 shqiptarë, sot 466 jetojnë në hapësirën e Bashkimit Europian. E gjitha kjo është rezultante e politikës së ndërtimit të narkoshtetit që ndoqi Edi Rama, dhe tani, kur skandalet ndjekin njëra-tjetrën, ai paraqiti ndër të papritura dje, një paketë ndryshimesh të nja 100 e sa neneve në Kodin e Procedurës Penale, në të cilat ka absolutisht parasysh mbrojtjen e vetes së tij, vëllaut të tij, familjarëve të tij, dhe ministrave të tij.

Me këtë paketë, përveçse përjashton dënimet me burg në masat nën pesë, nën pesë vite dënim, Edi Rama kërkon me çdo kusht të zhvlerësojë provat me ligj, të zhvlerësojë provat që janë të, të gjetura në aparatet celulare, të zhvlerësojë provat të cilat janë të gjetura në, në vende të ndryshme. Rikujtova se këto, kjo përpjekje është në kundërshtim flagrant me Gjykimin e Strasburgut dhe Gjykatën Franceze të cilat regjistrimet që gjetën për bandat i kanë quajtur të vlefshme dhe plotësisht të përdorshme. Pra, atë që, atë që s'arritën ta bëjnë me presione mbi drejtësinë, tani kërkojnë ta bëjnë me ligj.

U rikujtova gjithashtu se shumica e provave në dosjen Babloku, shumica e provave në dosjen Agasi, shumica e provave në dosjen Ermal Beqiri, dhe të Vlora Hysenit janë direkt të lidhura me Edi Ramën dhe akuzojnë Edi Ramën. Ndër të tjera njoftova sekretaren se këtë paketë, me gosipin e tyre përpiqen ta paraqesin si të miratuar nga Këshilli i Europës.

Unë kërkova që kjo paketë të mos votohet në asnjë mënyrë, të kërkova që kjo paketë t'i kalojë për ekspertizë Komisionit të Venecias. Shqipëria nuk ka nevojë të zbusë ligjet në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, përkundrazi, ka nevojë t'i forcojë. Përveç kësaj, theksova se paketa amniston pothuaj de facto të gjitha krimet elektorale. Pra, është një mbështetje e stërfuqishme për vetë Ramën, familjen, qeverinë e tij dhe botën e krimit në Shqipëri.

Ajo çka unë kam kënaqësi t'i informoj shqiptarët, Sekretarja e Përgjithshme më siguroi se Këshilli i Europës, ekspertët e tij, nuk e kanë miratuar këtë paketë, dhe kjo nuk është një paketë e sugjeruar apo e miratuar apo e hartuar nga specialistët e Këshillit të Europës.

E falënderova shumë për pritjen dhe vendosëm që të vazhdojmë dialogun dhe me institucionet, me departamentet e tjera të Këshillit të Europës për këto zhvillime."/Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit

Vijojnë përplasjet para kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit

Protestuesit ndezin flakadanë, përplasje edhe me efektivë të policisë

Presidentja e KE pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, qytetarët protestë nga ana tjetër

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura