Von der Leyen në Prishtinë për turin ballkanik, të rinjtë kosovarë protestë para terminalit ku do ulet shefja e KE për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
01/10/2026 12:33
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do mbërrijë sot në Kosovë ku do të zhvillojë takime me liderët në Prishtinë në kuadër të turin të saj Ballkanik që filloi ditën e djeshme në Tiranë.
Të rinjtë kosovarë janë përballë terminalit ku do ulet avioni me të cilin udhëton presidentja e Komisionit Evropian për të protestuar në lidhje me aktgjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ata mbajnë në duar pankarta që thonë “JO NË EMRIN TIM”.
Top Channel