Kurti kërkon marrëveshje me opozitën për presidentin: Zgjedhja duhet të bëhet deri më 6 tetor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se do të nisë komunikimet me drejtuesit e partive opozitare për të diskutuar mundësinë e arritjes së një dakordësie lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Të lidhura

None found

Sipas Kurtit, takimet me përfaqësuesit e opozitës do të fillojnë menjëherë pas përfundimit të bisedës së planifikuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Këto qëndrime ai i bëri publike për KP pas homazheve në nderim të ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ejup Statovci.

“Pasi të përfundojmë takimin që kemi sot me presidenten e Komisionit Evropian, zonjën Ursula von der Leyen, menjëherë do të fillojmë komunikimet për takime me krerët e opozitës, në mënyrë që të mos jemi pa Kuvend më 7 tetor, por më së largu deri më 6 tetor ta kemi presidentin apo presidenten e re”, deklaroi Kurti.

Kryeministri nënvizoi rëndësinë e një marrëveshjeje politike përpara skadimit të afatit të përcaktuar nga Kushtetuta.

Data 6 tetor shënon përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit të ri. Në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë kreun e shtetit brenda kësaj date, vendi shkon në zgjedhje të reja.

Ndërsa afati po afrohet, dialogu dhe takimet mes partive parlamentare pritet të luajnë rol kyç në zgjidhjen e ngërçit rreth procesit presidencial.


Shtuar më 1.10.2026 12:38

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş