POLITIKË /

Veliaj kundër PS për ‘Territorialen’, i çon letër Kuvendit: Pezullojeni, duhet konsultim me qytetarët

Shkruar nga Versus

Veliaj kundër PS për ‘Territorialen’, i çon

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një letër Kuvendit ku shpreh qartë kundërshtinë e tij për propozimin e bërë nga PS për Reformën e re Territoriale.

Veliaj kërkon pezullimin e shqyrtimit të projektligjit duke theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për vizatimin e një harte të re. kësisoj, shton ai duhet që çdo ndryshim të konsultohet me shqiptarët.

“Reforma administrativo-territoriale nuk është vizatimi i një harte të re. Ajo prek autonominë vendore. Reformat tona nuk duhet t’i masim vetëm me aftësinë për t’i miratuar, por për t’i bërë të qëndrueshme. Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera Veliaj në letrën e tij.

Kreu i bashkisë Tiranë mbahet në paraburgim për 13 akuza dhe kryerjen e 5 veprave penale. Versus.al

Poll