Bardhi nga zyrat e Kuvendit: Rama po pengon drejtësinë

1 Tetor 2026 | 12:48

Ditën e enjte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, dha një deklarat për shtyp nga zyrat e Kuvendit pas konferencës së Kryetarëve.

Bardhi e bazoi deklaratën e tij lidhur me konferencën që një ditë më parë Kryeministri Edi Rama dha me Presidenten e Këshillit Europian Ursula Von Der Leyn.  Kreu i grupi tha se sipas tij shteti  nuk funksionon. Ai shton se Rama është bërë pengesë për drejtësinë.

Deklarata e Gazment Bardhit

Nuk është e çuditshme që ka partnerë ndërkombëtarë që, ndryshe nga realiteti që shohin dhe prekin shqiptarët, na servirin një konkluzion jo objektiv. Ne kemi parë ambasadorë që dilnin në krah të Tahirit, por u dënua. Shpesh vlerësimet që bëhen nuk janë objektive. Prokuroria ka përgjegjësitë e veta kushtetuese. Përgjegjësinë e ka të zbulojë, të hetojë dhe të çojë pas hekurave këdo që kryen vepër penale. Përgjegjësinë për luftën kundër korrupsionit, në çdo vend të BE-së, nuk e ka vetëm prokuroria; e ka edhe Kryeministri, edhe Policia, edhe institucionet e tjera të shtetit. Kur ne shohim në këtë vend që funksionon vetëm drejtësia dhe të gjithë mekanizmat e tjerë që duhet të luftojnë korrupsionin bëjnë të kundërtën, ky është modeli më i shëmtuar i një funksionari publik. Ky është realiteti shqiptar. Nuk pres që një ndërkombëtar të thotë: kjo që ti thua nuk është e vërtetë. Kështu më thanë edhe për Hysenin. Kam thënë në seancë që është ushtare e Agasit. Von der Leyen do të thoshte, ajo është modeli i shkëlqyer i zyrtares së sigurisë në një vend kandidat për BE. E vërteta shpesh vonon, por del. Ne këtu do të jemi dhe shumë gjëra të tjera do të turpërojnë cilindo që del në krah të Ramës.

Shteti shqiptar nuk funksionon. Nëse do të funksiononte, një kryeministër i përgjegjshëm, kur del një deputet dhe thotë që Vlora Hyseni po i shërben Ergys Agasit, ngre shtetin në këmbë për të thënë nëse kjo akuzë qëndron apo jo. Gënjeshtra nuk e ndihmon vendin. Standardet europiane e bëjnë Shqipërinë europiane;,nuk e bën Gysi Shqipërinë europiane, nuk e bën Balluku Shqipërinë europiane. Si mund të heshtë presidentja e KE-së, kur Rama thotë: Ne nuk e kemi penguar ndonjëherë drejtësinë? A nuk ishte Rama që pengoi arrestimin e Ballukut? Nuk është kjo pengesë ndaj drejtësisë? Si mund të pranosh të të thotë një gënjeshtër në sy dhe ti të ulësh kokën? Tregon se nuk u thua shqiptarëve, por edhe europianëve, të vërtetën.

Ne do të themi gjithmonë të vërtetën. Dëgjohemi nga partnerët apo jo, kjo ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi të mbrojmë interesin e qytetarëve shqiptarë. Këta, e vetmja pikë takimi që i lidh është zyra e Ramës. Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni janë njohur me njëri-tjetrin në zyrën e Ramës. Kanë pushtet, njëri si zyrtar dhe tjetri individ, për shkak të Ramës. Kush nuk do ta shohë këtë, të vazhdojë të qëndrojë i vetëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konkursi “Tirana Fountain Tower”, Rama u përgjigjet kritikave: Nuk nxjerrim njerëzit me forcë nga shtëpitë për projektet private

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në prezantimin e 5 projekteve të paraqitura në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Tirana Fountain Tower”. Gjatë...
11:51 | 01/10/2026

Detaje të reja nga videot intime, zbardhet dëshmia e Hilës: Nuk i kam publikuar unë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me dëshminë e kompozitorit Adrian Hila me policinë, pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove me përmbajtje intime në...
11:43 | 01/10/2026

Policia thërret për pyetje Adrian Hilën pas publikimit të videove intime, kompozitori: Do paraqitem

Policia e Tiranës ka thirrur për t’u paraqitur dhe për t’u marrë në pyetje kompozitorin Adrian Hila, pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove me...
11:13 | 01/10/2026