Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

1 Tetor 2026 | 12:47

Një 47-vjeçar me rrezikshmëri të lartë është vënë në pranga nga autoritetet në Kavajë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi rezulton person në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga autoritet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.  

Ai është identifikuar si Fatmir Mahmudaj. Sipas njoftimit të policisë, Interpol po punon për ekstradimin e tij në Itali.

“Policia e Shtetit/ Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “Fast”, finalizohet një tjetër fazë.  Kapet në Kavajë, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.  

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Kavajë, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi me rrezikshmëri të lartë F. M., 47 vjeç.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës, Itali, më datë 25.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit F. M., në Itali”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk , themeluesi i Anduril Industries, Palmer Luckey , dhe ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, do të drejtojnë...
08:45 | 01/10/2026

Gazetari Milaim Zeka: Ja pse Rama nuk duhej ta vendoste Vlora Hysenin në krye të SHISH-it

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Milaim Zeka komentoi masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Zeka foli për emërimin e...
21:15 | 30/09/2026

El Mundo: Agjentët rusë planifikuan vrasjen e Garry Kasparov në SHBA

Sipas një raporti në gazetën El Mundo, figurat e opozitës ruse thuhet se janë vënë në shënjestër të një rrjeti të lidhur me shërbimet e...
20:07 | 30/09/2026