Edi Rama ishte i pranishëm në një konkurs për ngritjen e një tjetër kulle në qendër të Tiranës.
Kulla do ndërtohet në Parkun Rinia.
Gjatë fjalimit, Edi Rama mashtroi hapur kur tha se nuk kanë nxjerrë me forcë askënd nga shtëpitë për të ngritur kulla, duke ‘harruar’ rastin e ‘5 Majit’ dhe raste të ngjashme.
“Tjetra është absurditeti që me demek në projektet tona, ne bëjmë nxjerrjen me forcë nga shtëpitë të njerëzve për të imponuar projekte që arkitektët ndërkombëtarë i bëjnë pa pasur parasysh njerëzit. Përveçse kjo është një mungesë e pajustifikueshme respekti për personalitet e një bote ku ka shumë më tepër përgjegjshmëri dhe ka shumë më tepër sens të përkatësisë ndaj vendit se sa ka në komentatorët e punëve ë tyre, kjo është pastaj edhe totalisht e pavërtetë. Nuk ka ndodhur në Shqipëri asnjëherë, në asnjë rast dhe për asnjë arsye që të bëhet nxjerrja me forcë e askujt nga shtëpia për të zhvilluar një projekt privat, dhe në asnjë rast, asnjë pronari legjitim nuk i është penguar liria e tij për të vendosur vetë nëse do të zhvillojë apo s’do të zhvillojë ndërkohë që nga ana tjetër, ne e dimë shumë mirë që kemi sfida herë pas here me zaptues të pronave të tjerëve, të cilët janë pjesë e proceseve të legalizimeve dhe edhe për ata, ligji është shumë i qartë dhe ne asnjëherë nuk kemi mbajtur anën e pronarit apo të zhvilluesit nëse pronari dhe zhvilluesi nuk kanë garantuar që për personin i cili gjendet aty, të jepet një kontratë qiraje për diku tjetër për një numër të caktuar vitesh, të paguhet nga zhvilluesi deri kur personi apo familja të hynë në programe të trajtimit të strehimit nga ana e bashkive,” tha Rama.
LEXO EDHE: VIDEO-SYRI TV/ Brutalitet policor te ‘5 Maji’ me skena të llahtarshme
Më tej, ai tha se njerëzit që e kanë sulmuar për çështjen e kullave me arkitektë të huaj janë njerëz xhelozë dhe mediokër.
“Është xhelozia e njerëzve mediokër dhe e njerëzve të cilët kapen pas nacionalizmit, kapen pas pasaportës, kapen pas faktit që janë pjesë e komunitetit lokal edhe nuk kapen pas profesionit, pas argumenteve dhe pas mundësisë për të qenë konkurrues, ndërkohë që janë shumë arkitektë dhe janë shumë profesionistë të rinj shqiptarë të cilët janë pjesë e këtij transformimi dhe janë pjesë e punës me arkitektët e huaj dhe kjo e bën Shqipërinë jo vendin ku arkitektët vendas përjashtohen, po e bën Shqipërinë vendin ku arkitektët vendas kanë mundësi shumë më shumë se në vende të tjera që të rriten profesionalisht duke punuar me arkitektë që janë në nivelin më të lartë sot të mendimit dhe të punës në këtë profesione të jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria dhe Tirana janë ‘’universiteti ‘’më i madh i hapur në natyre i arkitekturës,” tha Rama.
“Dhe të mos e harrojmë dhe një gjë tjetër dhe po e mbyll, ndërtimi i kullave është kaq kompleks, është kaq delikat dhe kërkon kaq shumë profesionistë të bërë bashkë, saqë ne duhet ta pranojmë që ne nuk e kemi akoma në Shqipëri te gjithë kapacitetin dhe nuk i kemi të gjitha dijet për të bërë ndërtime të kësaj natyre”, shtoi Rama.
© SYRI.net
Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë së KiE-së: Paketa e ndryshimeve në Kod, ‘mburojë’ për Ramën...
Shtyja e gjyqit, Blushi: Bëhet me qëllim për mbajtjen në paraburgim politik të Ilir Metës
Me urdhër të Ramës, PS refuzon debatin për skandalin e SHISH, Bardhi: Fsheh sms-të e veta me Ergys Agasin