1 Tetor 2026, 12:44
Nga G.M
pamje
KAVAJA- Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit policor të koduar "Fast". Sipas njoftimit, është arrestuar në qytetain e Kavajës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Itali si pjestarë i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Fatmir Mahmudaj, i cili pritet të ekstradohet drejt Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi më 25 maj të këtij viti është lëshuar një urdhër arresti ndaj tij për vepratpenale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata kriminale".
NJOFTIMI:
Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “Fast”, finalizohet një tjetër fazë. Kapet në Kavajë, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Kavajë, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi me rrezikshmëri të lartë F. M., 47 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës, Itali, më datë 25.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit F. M., në Itali./Dosja.al
policia e shtetit
Aktualitet
1 Tetor 2026, 12:38
I.A
TIRANË- Aeroporti Nderkombetar i Tiranes njofton publikun dhe pasagjerët se sot, rreth orës 06:30 te mëngjesit, një tabele reklamuese...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 12:31
G.M
pamje
TIRANA- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në zonën e njohur si 'Kthesa e Kamzës'. Sipas informac...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 12:26
G.M
foto ilustruese
FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për mësuesin 60-vjeçar që ngacmoi seksu...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 11:36
G.M
Pika e kalimit kufitar
KOSOVA- Kontrollet në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës janë rikthyer ditën e sotme, ...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 11:15
Elton Qyno
Ardian Hila
Kompozitori i njohur i muzikës Ardian Hila, është ftuar të dëshmojë në Policinë e Tiranës, lidhur ...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 11:03
E.d
Madrid Sula
FIER- Madrid Sula, mësuesi 60-vjeçar i cili dyshohet se i dërgonte mesazhe erotike nxësëses 13-vjeçare ka da...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 10:40
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke folur për skandalin e SHISH tha se SPAK duhet të heto...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 10:28
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka reaguar pas prezantimit të ndryshimeve në Kodin e Procedur...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 10:19
E.d
Foto ilustruse
FIER- Prokuroria e Fierit ka sekuestruar ditën e sotme 2.6 milionë euro llogari bankare të biznesmenit Kastriot Has...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 10:08
E.d
Pamje
GREQI- Leja e ndërtimit të ndërtesës në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë, e cil...