Prokuroria e Fierit ka sekuestruar mbi 2.6 milionë euro në llogari bankare, si dhe një automjet luksoz tip ‘Bentley’ me vlerë të deklaruar blerjeje prej 250 mijë eurosh, në pronësi të shtetasit Kastriot Hasko, në kuadër të hetimeve për falsifikimin e dokumenteve të pronave dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Kastriot Hasko aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se, përmes vendimeve të falsifikuara, ka arritur të regjistrojë sipërfaqe të konsiderueshme toke. Sipas organit të akuzës, këto pasuri dyshohet se janë produkte të veprave penale objekt hetimi, konkretisht ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’