Zgjedhja e presidentit, Kurti nis sot konsultimet me opozitën: Synojmë marrëveshje deri më 6 tetor

1 Tetor 2026 | 13:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këtë të enjte do të nisin komunikimet për takime me krerët e opozitës, në përpjekje për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Kurti ka thënë se komunikimet me opozitën do të fillojnë menjëherë pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Këtë deklaratë ai e bëri pas homazheve për ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ejup Statovci.

“Posa të përfundojmë me takimin që kemi sot me presidenten e Komisionit Evropian, zonjën Ursula von der Leyen, menjëherë do të fillojmë komunikimet për takime me krerët e opozitës, në mënyrë që të mos jemi pa Kuvend më 7 tetor, por më së largu deri më 6 tetor ta kemi presidentin apo presidenten e re”, ka thënë Kurti.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri përfundon më 6 tetor. Në rast të dështimit të zgjedhjes së kreut të shtetit brenda këtij afati, vendi përballet me zgjedhje të reja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nisma e PDK-së për ndryshimin e ligjit, Gjykata e Hagës konfirmon se nuk është konsultuar

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për...
11:06 | 01/10/2026

Pas vizitës në Shqipëri, Ursula von der Leyen sot në Kosovë! Detaje nga axhenda

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të enjte do të vijojë me turin e saj në Ballkan ku pas vizitës në Tiranë...
08:37 | 01/10/2026

Prishtinë, nata e 15-të e protestës kundër vendimi të Hagës, vendoset mbishkrimi “Bac s’u kry”

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sonte në natën e pesëmbëdhjetë të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Dhomave...
21:49 | 30/09/2026