Mbappe humbet sfidën me Italinë, Reali i shqetësuar për dëmtimin e francezit

Kylian Mbappé është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të dëmtimit që e ka detyruar të mungojë në përballjen e Francës ndaj Italisë në Nations League.

Kapiteni i “Gjelave” u dëmtua të premten e kaluar në ndeshjen ndaj Turqisë, ku shënoi golin vendimtar përpara se të largohej nga fusha për shkak të një problemi në gju.

Kontrollet mjekësore të kryera nga stafi i Real Madridit evidentuan një “hiperekstension të kapsulës së pasme të gjurit të majtë”. Klubi spanjoll nuk ka përcaktuar një afat të saktë rikuperimi, ndërsa mediat kanë raportuar se sulmuesi mund të mungojë rreth 10 deri në 15 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata nuk duket se ka shkaktuar alarm të madh te Real Madridi, por klubi po shqyrton alternativat në rast se Mbappé nuk do të jetë në gjendje optimale fizike për ndeshjet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që ka shkaktuar më shumë diskutime në Spanjë është një raportim i emisionit “El Chiringuito”. Sipas programit televiziv, Mbappé nuk është paraqitur gjatë dy ditëve të fundit në qendrën stërvitore të Real Madridit në Valdebebas për trajtimin e parashikuar.

“Është një mister. Dëmtohet me Francën, por nuk kurohet në qytetin ku luan”, është shprehur një nga gazetarët në studio.

Sipas të njëjtave raportime, Mbappé është parë në Paris së bashku me partneren e tij, Ester Expósito. Pamjet e publikuara nga programi kanë nxitur diskutime të reja rreth mënyrës se si po menaxhohet dëmtimi i tij.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse udhëtimi drejt Parisit është bërë me autorizimin e Real Madridit dhe stafit mjekësor të klubit. Në Spanjë konsiderohet e mundshme që një leje e tillë të jetë dhënë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?