Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u prit me protesta pas zbritjes në aeroportin Adem Jashari në Kosovë. Një grup të rinjsh dolën me pankarta në duar në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta detyroi eskortën e Presidentes që të ndryshojë rrugë, duke vonuar oraret e agjendës së saj në Prishtinë.