E enjte, 1 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, artistë nga shumë shtete, pesë ditë para publikut në Elbasan

Elbasani priti edicionin e radhës të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Skampa 2026” që do të zgjasë 5 ditë.  

Trupa artistike nga Turqia, Moldavia, Tunizia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe trupa shqiptare nga Teatri Eksperimental i Tiranës, Teatri “Skampa” dhe grupet e të rinjve, do të ngjiten në skenë gjatë ditëve të festivalit.

Reklamë

Edicioni i 2026-ës synon të sjellë një dimension të ri përmes përfshirjes së talenteve të reja dhe produksioneve që përcjellin përpjekjet dhe vizionin e brezit të ri të artistëve.

Nata e parë e festivalit nisi me trupën e Teatrit Shtetëror të Izmirit, e cila solli në skenë “Medean”, kryeveprën e Euripidit, me regji të Adonis Filipit.

Shfaqja ndërthuri forcën vizuale me emocionin dhe dramën njerëzore. Në rolin e Medeas interpretoi aktorja me origjinë shqiptare, Asli Kilian.

“Ishte nder të isha këtu dhe të luaja këtu po ashtu për popullin shqiptar. Dhe më pëlqen shumë. është këndshme ta dëgjosh që u pëlqye si e sollëm ne interpretimi. Më pëlqen sepse me një gjuhë tjetër t’u shpjegoje diçka atyre ishte shumë e vështirë, por nëse u pëlqeu, është një dhuratë e madhe për mua”, tha Asli Kilian, aktore

Për gjashtë ditë, “Skampa 2026” do ta kthejë Elbasanin në një pikëtakim të artistëve vendas dhe të huaj, duke sjellë në skenë vepra, gjuhë dhe qasje të ndryshme teatrale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.