Aksident në aksin Tapizë-Fushë Krujë/ Përplasen automjetet, ndërron jetë pasagjeri egjiptian
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Kryeministri Edi Rama po përpiqet ta mbulojë me heshtje dështimin e rëndë që pati vizitës së tij njëjavore në SHBA. Rama dhe gjithë zëdhënësit e tij nuk përmendën të nesërmen asnjë bujë dhe asnjë sukses nga udhëtimi i shumëpritur përtej oqeanit i liderit global.
Ai që flet për çdo ngjarje botërore dhe që mburrej se kalonte oqeanin sa herë të donte me lehtësi, tani u kthye me kokën ulur, dhe pa rrahje gjoksi e hundën përpjetë, siç e ka zakon.
Mund ta kalosh oqeanin dhe nuk bën asgjë matanë. Se nuk zhvilloi asnjë takim me rëndësi në administratën amerikane. Siç shkoi edhe u kthye, pa asnjë rezultat. Takimet më të rëndësishme i mbetën ato me Taulant Ballën dhe stafin e ambasadës.
Drekat dhe darkat me personazhe nga diaspora nuk ishin në nivelin e duhur, sa kohë që diaspora u është bashkuar protestave 125-ditore të Tiranës dhe Ramës ia ka fluturuar vezët mbi kokë.
Çfarë ka ndodhur me kryeministrin Rama, që shkon në SHBA një javë dhe maksimumi takon Kallas dhe shoqëruesit e tij nga Tirana? Pse i largohen njerëzit nëpër korridoret e OKB-së?
Pa përmendur fjalimin e tij të zbehtë në seancë, ku i foli botës në emër të Shqipërisë mbi algoritmet, që po zënë frymën, por nuk tha as gjysmë fjale për Kosovën dhe liderët e dënuar të UÇK-së.
Një Asamble e tërë botërore ishte aty për ditë të tëra dhe nuk takon askënd?! Pse e kanë braktisur miqtë e tij? Pse nuk e takojnë Edi Ramën dhe i largohen si të jetë njeri problematik? Edhe nëse ka bërë takime, pse nuk i publikon?
Se ai dhe shpura rreth tij nuk lënë gjë pa publikuar nga duarshtrëngimet, edhe rastësore, të tij. Shpjegimi qëndron tek arrestimi i ish-kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe i bashkëpunëtorit të saj në afera Ergys Agasi.
Arrestimi i Hysenit ia nxiu gjithë shkëlqimin e tij amerikan dhe ia ka larguar gjithë zyrtarët amerikanë. Skandali i SHISH-it ia ka larguar edhe miqtë. Askush nuk dëshiron të fotografohet apo takohet me një kryeministër, që ia kanë arrestuar kreun e SHISH-it me punë të pista.
Kredencialet e tij amerikane janë rrënuar keq, edhe pse mundohet më kot që ta mbulojë me heshtje dhe poza të sigurta. Ai që dikur nisej me trumbeta drejt Amerikës dhe kthehej me fanfara, këtë radhë u kthye si mace e lagur nga indiferenca dhe nënvlerësimi që e rrethoi kudo.
Nga ana tjetër, rivali i tij politik, Sali Berisha, vizitoi SHBA-në thuajse në të njëjtën kohë me të. Pamjet dhe rezultatet e Ramës janë si nata me ditën me ato të Berishës.
Edhe pse lider i opozitës pa takime të obligueshme zyrtare, Berisha zhvilloi takime zyrtare me drejtues të lartë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, me të cilin ndau shqetësimet e opozitës shqiptare për shtetin ligjor.
Berisha u takua me zëvendësprokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Stanley Woodward Jr., si dhe me Ed Martin: Përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë, i ngarkuar për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike, me të cilin ndanë së bashku një mesazh publik.
Berisha mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane amerikane. Ai zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në New Jersey, ku diskutoi për zhvillimet politike në Shqipëri. Berisha zhvilloi gjithashtu një takim të veçantë me bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë që jetojnë dhe punojnë në Texas.
Në qendër të takimeve me diasporën ishin situata në Shqipëri, të cilën Berisha e cilësoi si “narkoshtet”, dhe gatishmëria e diasporës për të mbështetur opozitën dhe për të çmontuar regjimin e Ramës, siç tha Berisha.
Në Dallas, Texas, Berisha zhvilloi një sërë takimesh zyrtare me kongresmenë dhe senatorë amerikanë, ku u diskutua situata politike në Shqipëri, korrupsioni, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta ndaj karteleve të drogës.
Berisha takoi Keith Self, kongresmen i Teksasit, kryetar i Nënkomitetit të Jashtëm të Kongresit Amerikan për Europën, Lance Gooden, kongresmen republikan i Teksasit, anëtar i Komitetit të Gjyqësorit dhe atij të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Pete Sessions, kongresmen republikan, Joe Wilson, Brian Jack dhe Brandon Gill, kongresmenë të njohur republikanë, Beth Van Duyne dhe Victoria Spartz, kongresiste republikane.
Berisha takoi po ashtu James Lankford, senator nga shteti i Oklahomës, Ken Paxton, Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit dhe kandidat për Senatin e SHBA-së, si dhe Mike Rogers, kandidat republikan për Senatin në shtetin e Michigan-it.
Po Rama? Asgjë. Vetëm nxinte në Rinas nga arrestimi i Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit. Kjo goditje e rëndësishme i erdhi kur nuk ishte në Tiranë, që ta fashiste sadopak skandalin.
Skandali i SHISH-it nuk është një ngjarje që mund të mbyllet lehtë, madje sapo ka nisur.
As foto me Aleksandrin dhe as fotot formale në Tiranë me ambasadorin e sapombërritur nuk mjaftojnë që të shlyejnë dështimin e tij të madh gjatë vizitës në SHBA.
Për të mos harruar se edhe më herët Trump e nënvlerësoi hapur Ramën dhe këpucët e tij sportive gjatë fotos familjare të NATO-s në Stamboll. /CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm këtë të enjte në prezan...
Deputetja Marjana Koçeku ka ndarë sot një reagim lidhur me...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nda...
Këtë të enjte u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetar...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në rrjetet so...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka ...
Kryeministri Edi Rama komentuar çështjen që ka përfshirë S...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u...
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij pas pritjes në K...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Partia Demokratike ka reaguar mbi ndryshimet e prezantuara...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përcjellë ...
Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka shprehur sot me votë kundë...
Politikani Dashamir Shehi ndau sot një qëndrim kritik për ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Ambasadorin e ri të SHBA-së, Eric Wendt, u prit këtë të më...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të mërkurë në...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e p...
Këtë të mërkurë në Tiranë po prezantohen projektndryshimet...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar që posedonte në bane...
Policia e Durrësit ka parandaluar përshkallëzimin e një ko...
Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar, pasi vodhi aut...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Policia turke arrestoi këtë të enjte kryetarin e bashkisë ...
Polonia do të zgjasë kontrollet përgjatë kufirit të saj me...
Qeveria e kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, miratoi m...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojn...
Tregu shqiptar i produkteve të ndërtimit pritet t’i nënsht...
Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 0.3 pikë në muajin...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë për herë të tretë ...