PS kundër debatit në Kuvend për Vlora Hysenin, Bardhi: S’po pengojmë SPAK-un, Rama të na japë llogari

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për mocion me debat në Kuvend lidhur me arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.

Socialistët e kundërshtuan kërkesën e PD për mocion me debat, me argumentin se përgjegjësia penale është individuale dhe çështja duhet t’i lihet drejtësisë.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se çdo dyshim ndaj Hysenit duhet të hetohet deri në fund nga SPAK, pa ndërhyrjen e politikës. Sipas tij, Kuvendi nuk mund të dublikojë prokurorinë dhe të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të verifikuar prova apo për të përcaktuar përgjegjësi penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lidhur me hetimet mbi ish-drejtoren e Shërbimit Informativ ne presim që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund nga SPAK, të cilët duhen lënë të bëjnë punën e tyre pa asnjë ndërhyrje apo mbivendosje, përmes procesit të pavarur të hetimit dhe të gjykimit. Kuvendi nuk mund të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar ose zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale”, tha Taulant Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, e quajti të papranueshëm faktin që mazhoranca po bllokon debatin për Hysenin, për të cilën thotë se ishte vendosur me urdhër të Edi Ramës në shërbim të kreut të një grupi kriminal si Ergys Agasi. Bardhi thotë se një debat në Kuvend për cënimin e sigurisë kombëtare, nuk është asesi një ndërhyrje në punën e SPAK.

“Është e paimagjinueshme që Kuvendi t’i shmanget përgjegjësisë në raport me sigurinë e Republikës së Shqipërisë. Kjo nuk është çështje e drejtësisë. Çështje e drejtësisë është të çojë pas hekurave dhe para përgjegjësisë ligjore cilindo që ka kryer këtë vepër penale. Kuvendi nuk e ka këtë kompetencë, por ka kompetencën e kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv dhe institucionet, përfshirë edhe SHISH-in”, tha Gazment Bardhi.

“Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar, duke kontrolluar, hetuar faktin që shtetasja Vlora Hyseni ka ndihmuar, nëpërmjet furnizimit me të dhëna dhe informacion të klasifikuar, shtetasin Ergys Agasi. Ndërkohë që kërkesat që ne kemi bërë nuk lidhen me objektin e hetimit nga ana e Prokurorisë së Posaçme”, tha Jorida Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?