Një fluturim rekord, Cristiano Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë dhe… ‘çmend’ rrjetin
Sot në mbrëmje në Hungari do të zhvillohet sfida mes Izraelit dhe Kosovës e vlefshme për raundin e tretë të Nations League në grupin B3. UEFA ka caktuar arbitra rumunë për të vendosur drejtësi në këtë ndeshje me gjyqtar kryesor Radu Petresku. Emri i Petreskut në fakt ka rënë menjëherë në sy sidomos te mediat rumune për shkak edhe të situatës së tij me FIFA.
Mësohet se Radu Petresku që nga 1 janari i vitit 2027 nuk do të jetë më arbitër i organizmit më të lartë të futbollit botëror. E megjithatë, kjo nuk e ka penguar UEFA që ta caktojë atë të arbitrojë sfidën mes Izraelit dhe Kosovës.
Në median rumune janë publikuar edhe problemet e Petreskut. Sipas ‘Digi Sport’ Petresku nuk i kaloi testet fizike gjatë kësaj vere, teste që u kryen përpara fillimit të sezonit në Superligën Rumune. Por jo vetëm kaq. Radu Petresku ka qenë protagonist i një episodi të diskutueshëm gjatë këtij viti. Në muajin shkurt ai u dënua me 12 ndeshje pezullim pas ndeshjes mes Petrolul dhe Arges.
Shkaku ishte anulimi i një goli për një faull inekzistent në sulm në fillim të aksionit dhe sistemi VAR nuk mund të ndërhynte për të korrigjuar gabimin. Po kështu Petresku është përfolur se dyshohet për shitjet e suvenirëve të ndeshjeve si fanellat dhe bexhët e marra në ndeshjet ndërkombëtare përmes një llogarie false në Facebook, por arbitri i ka mohuar në mënyrë kategorike këto zëra.
Po pavarësisht gjithçkaje UEFA i ka besuar arbitrit rumun që të vendosë drejtësi në një ndeshje të rëndësishme siç është ajo mes Izraelit dhe Kosovës në Nations League.
Top Channel