Rusia dëbon disa diplomatë hungarezë, u jep afat dy javë për t’u larguar

1 Tetor 2026 | 13:13

Ministria e Jashtme ruse njoftoi këtë të enjte se Rusia do të dëbojë një numër të papërcaktuar diplomatësh hungarezë. Ky vendim ka ardhur pasi Budapesti muajin e kaluar dëboi 10 diplomatë rusë.

“Si masë reciproke, një grup anëtarësh të stafit nga Ambasada Hungareze në Moskë dhe Konsullatat e Përgjithshme Hungareze në Shën Petersburg dhe Kazan duhet të largohen nga territori i Federatës Ruse brenda dy javësh”, tha ministria.

Ministria e Jashtme hungareze tha në një deklaratë se e pranoi vendimin e Rusisë, duke shtuar: “Hungaria nuk është e interesuar në një përshkallëzim të tensionit diplomatik”.

Hungaria i kishte akuzuar diplomatët rusë që i kishte dëbuar se kishin vepruar në mënyra të papajtueshme me statusin e tyre -formulim që shpesh përdoret si kod për spiunazh. Ky veprim ishte një sinjal i qartë se epoka pro-ruse e ish-kryeministrit Viktor Orban ka mbaruar.

Orban, i cili humbi pushtetin në prill pas 16 vitesh në detyrë, kishte mbajtur lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin edhe pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, duke vazhduar të blinte naftë dhe gaz rus pavarësisht sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Kryeministri i ri Peter Magyar dhe qeveria e tij e qendrës së djathtë kanë thënë vazhdimisht se aleancat kryesore të Hungarisë janë Bashkimi Evropian dhe NATO dhe se qeveria synon të rindërtojë besimin e dëmtuar nën sundimin e Orbanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Egjipti arreston 6 gazetarë investigativë, akuzohen për dezinformim në emër të ‘Vëllazërisë Myslimane’

Policia egjiptiane arrestoi gjashtë gazetarë nga një media që merrej me verifikimin e fakteve dhe hetime, duke i akuzuar ata për përhapjen e dezinformatave në...
12:58 | 01/10/2026

SHBA zgjat përjashtimin nga sanksionet për kompaninë serbe të naftës NIS deri më 30 tetor

Serbia ka siguruar një përjashtim të mëtejshëm nga sanksionet nga Shtetet e Bashkuara për firmën e saj të naftës NIS, në pronësi ruse, deri më...
12:57 | 01/10/2026

Anulohen koncertet e planifikuara të Kanye West në Rusi

Dy koncerte të reperit amerikan Kanye West në Rusi, të cilat ishin planifikuar për në tetor janë anuluar. Kështu njoftoi organizatori i shfaqjes, Say Agency....
12:24 | 01/10/2026