Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

IIir Metës mund të mos i njihet paraburgimi, ish-presidenti i tensionuar, konfliktin mes avokatëve dhe gjyqtarëve "ia ngec" Ergys Agasit (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb
IIir Metës mund të mos i njihet paraburgimi, ish-presidenti i
Ilustrim: Ilir Meta në sallën e gjyqit, Ergys Agasi

Detaje të reja kanë dalë në pah nga seanca e cila ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme në GJKKO, për Metën dhe Kryemadhin, por u shty për shkak të bojkotit të avokatëve. Burime për mediat bëjnë me dije se ish-presidenti Ilir Meta është shfaqur i shqetësuar për shtyrjen e gjyqit që mund të çojë në pezullimin e afateve të paraburgimit.

 “Sikurse e dini nga përvoja në këtë çështje, ashtu sikurse edhe prokurorët e dinë, unë kam qenë i pranishëm qe prej ditës së parë. Në mënyrë abuzive përdoret mungesa e avokatëve për pezullimin e afateve të paraburgimit, në mënyrë që të mos më njihet asnjë ditë burg. Nuk e kuptoj konfliktin mes avokatëve dhe Gjykatës. Unë nuk mund ti kërkoj avokatit tim të humbas licencën”, është shprehur ish-presidenti i Shqipërisë nga salla e gjyqit.

Po ashtu, Meta, njëjtë si ish-partnerja e tij Monika Kryemadhi, ka kundërshtuar haptazi pezullimin e ecjeve te afateve të paraburgimit. Ndërsa ka shtuar se i gjithë konflikti është i stisur dhe ai ka kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit për këtë situatë.

“E kundërshtoj kërkesën e prokurorisë që të pezullohet ecja e afateve të paraburgimit. Unë jam këtu dhe jam që të vijoj gjykimi, ose ndryshe ky konflikt është i stisur. Unë kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit, unë nuk jam shkak i këtij konflikti.”, ka thënë Meta.

Pasi trupi gjykues ka lënë ambientet e gjykatës, Ilir Meta raportohet të ketë thënë se konflikti mes avokatëve dhe Gjykatës është i stisur nga shokët e Ergys Agasit.

Sakaq bëhet me dije se seanca e radhës Meta-Kryemadhi u caktua për në 15 tetor, ndërsa gjykata gjobiti sot avokatët me 5 mijë lekë.

Kujtojmë se ish-presidenti dhe Monika Kryemadhi, akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Për Monika Kryemadhin është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese