Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të enjte në Daullas të Libofshës, ku flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era, duke përfshirë një sipërfaqe toke. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, flakët kanë përfshirë dhe djegur bimësinë e thatë në tokat bujqësore të zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, ndërsa po monitorojnë situatën nga afër. Deri në këto momente, nuk raportohet për rrezik për banesat.
Mësohet se flakët fillimisht kanë nisur në kanalet me kallamishte dhe janë përhapur me shpejtësi në disa toka bujqësore të fshatit.
Zjarri në Daullas vjen vetëm dy ditë pas një tjetër zjarri me përmasa të mëdha që përfshiu zonën e Ndërnenasit, në Libofshë, ku u dogjën sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore.
