AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Shoqata e Prokurorëve kundër draftit të qeverisë: Dobëson luftën kundër korrupsionit

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
6 seconds më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
rama kodi
Kryeministri Edi Rama duke prezantuar ndryshimet e Kodit të procedurës Penale . Foto: LSA.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë reagoi të enjten kundër projektligjit të qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke paralajmëruar se paketa rrezikon të fragmentojë kompetencat hetimore, të ngadalësojë zbulimin e krimeve dhe të dobësojë ndjekjen penale, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një analizë të detajuar prej katër faqesh, Shoqata thekson se ndërhyrjet e propozuara nga Këshilli i Ministrave prekin themelet e hetimit penal dhe balancën mes subjekteve procedurale dhe nuk janë mbështetur në një analizë të qartë të problemeve të praktikës. Shoqata e Prokurorëve thekson gjithashtu se ndryshimet nuk iu nënshtruan një procesi konsultimi real.

“Nga analiza paraprake e projekt-ndryshimeve të prezantuara, konstatojmë me shqetësim se një pjesë e konsiderueshme e dispozitave, në vend që të rrisin efektivitetin e ndjekjes penale dhe garantimin e drejtësisë penale, rrezikojnë të fragmentojnë kompetencat mes subjekteve procedurale, të ngadalësojnë ndjeshëm zbulimin e veprave penale, veçanërisht ato që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe të kufizojnë ndjeshëm informimin publik,” thuhet në qëndrimin e Shoqatës së Prokurorëve.

Reagimi zyrtar i organizatës përfaqësuese të prokurorëve vjen pasi qeveria prezantoi më 30 shtator një projektligj prej 106 nenesh që rishikon rreth një të pestën e Kodit të Procedurës Penale. Kryeministri Edi Rama e promovoi nismën si “Paketa e Garancive Procedurale”, duke argumentuar se dhjetë vjet pas Reformës në Drejtësi duhen korrigjuar deformimet, pasi sipas tij në Shqipëri “peshorja e drejtësisë anon shumë dukshëm nga pesha represive e shtetit”.

Projektligji u hartua nga 19 akademikë dhe magjistratë nga Italia, Franca dhe Holanda në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe u mbajt sekret deri në ditën e prezantimit, duke zënë në befasi sistemin e drejtësisë. Gjyqtarë të Gjykatave të Posaçme dhe prokurorë të SPAK-ut e cilësuan më herët për BIRN procesin si jotransparent dhe paralajmëruan se drafti përbën “një përpjekje për të sterilizuar” Prokurorinë e Posaçme dhe mbrojtur funksionarët e lartë të hetuar për korrupsion e shpërdorim detyre.

Opozita akuzoi Ramën se po përdor Këshillin e Evropës si mburojë për të bllokuar hetimet e SPAK-ut dhe për të qepur “një ligj sipas masës së vet”.

Fragmentimi i hetimit

Në analizën e saj, Shoqata e Prokurorëve vlerëson se projektligji shfaq një prirje të pajustifikuar për të kufizuar mjetet e kërkimit të provës në dispozicion të prokurorit. Në analizë vihet në dukje se akuzës i janë vendosur barriera të shumta procedurale si për sekuestrimet, kontrollet, përgjimet dhe përdorimin e provave. Sipas Shoqatës, prokurori në Shqipëri është magjistrat i pavarur që ka detyrimin ligjor të grumbullojë prova si për fajësinë, ashtu edhe për pafajësinë e personit, por drafti e trajton atë me mosbesim.

“Në këtë kuptim, çdo ndryshim duhet të niset nga kjo premisë dhe jo nga një mosbesim i përgjithësuar ndaj funksionit të prokurorit,” thekson Shoqata.

Sipas prokurorëve, megjithëse atyre u lihet përgjegjësia për plotësinë dhe drejtimin e hetimit, njëkohësisht u kufizohen instrumentet operative për ta realizuar atë. Shoqata argumenton se kontrolli gjyqësor është garanci e ligjshmërisë, por nuk duhet të shndërrohet mekanikisht në bashkëadministrim të veprimeve tipike të hetimit.

“Përndryshe krijohet një lloj ‘gjyqtari hetues fragmentar’, pa u ndërtuar një model i mirëfilltë i gjyqtarit hetues dhe pa u transferuar tek ai përgjegjësia e plotë për hetimin,” vëren Shoqata, duke sjellë si shembull detyrimin e ri që çdo sekuestrim të bëhet paraprakisht përmes kërkesës në gjykatë, një masë që Shoqata e cilëson ngadalësuese dhe tërësisht të panevojshme, kur edhe aktualisht palët kanë të drejtën e ankimit në gjykatë.

Kjo kritikë prek kreun e parë të draftit të qeverisë, i cili sipas analizës ngushton hetimin digjital dhe u ndalon policisë dhe prokurorëve, përfshirë ata të SPAK-ut dhe BKH-së, të hapin apo përpunojnë celularët e sekuestruar pa autorizim paraprak të gjykatës, edhe në rastet e flagrancës apo urgjencës. Sipas draftit, gjykata duhet të caktojë paraprakisht aplikacionin, periudhën kohore dhe fjalët kyçe të kërkimit.

Shoqata e Prokurorëve kritikon gjithashtu mënyrën se si hartuesit e draftit kanë ndërthurur në mënyrë mekanike dhe selektive zgjidhje nga modele të ndryshme procedurale, pa respektuar arkitekturën kushtetuese shqiptare.

“Ndërsa nga njëra anë importohen disa institute të Kodit italian, hetimet e mbrojtjes, retrodatimi i regjistrimit, ‘pritshmëria e arsyeshme për dënim’, nga ana tjetër konstatohet largim nga vetë modeli italian lidhur me vlerësimin e kontrollit dhe sekuestros nga prokurori,” theksohet në deklaratë, duke shtuar se ky bashkim selektiv prodhon “një model procedural atipik, të paqartë dhe me qendra të fragmentuara përgjegjësie”.

Prokurorët kujtojnë se vetë Analiza e Sistemit të Drejtësisë e vitit 2015, që i parapriu Reformës në Drejtësi, dhe ndryshimet e vitit 2017 në Kodin e Procedurës Penale nuk propozuan rrëzimin e modelit prokurorial të hetimit, por e konceptuan pavarësinë e prokurorit dhe kontrollin e gjyqtarit të seancës paraprake si elemente plotësuese, jo si alternativa që përjashtojnë njëra-tjetrën.

Sekreti hetimor dhe paraburgiumi

Një tjetër kritikë e ngritur nga Shoqata e Prokurorëve lidhet me detyrimin për t’i vënë në dispozicion personit nën hetim të gjitha provat që në fazat e hershme të procedimit, gjë që sipas saj cenon rëndë sekretin hetimor dhe rrezikon hetimet proaktive në çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Barazia e armëve nuk duhet të kuptohet si simetri absolute informacioni në çdo moment të hetimit. Aksesi duhet të jetë proporcional dhe efektiv për ushtrimin e mbrojtjes, sipas fazës së procedimit, objektit dhe rrezikut konkret për provën,” argumenton Shoqata.

Në projektligjin e qeverisë parashikohet jo vetëm njoftimi i zyrtarëve të lartë të paktën pesë ditë përpara caktimit të masave të sigurisë apo pezullimit nga detyra, por edhe kalimi automatik i provave te i dyshuari nëse gjykata nuk shprehet brenda 48 orëve mbi kërkesën e tij për akses në akte.

Po ashtu, nenet 65 dhe 66 të draftit i japin të drejtë të dyshuarit të kërkojë “retrodatimin” e regjistrimit të emrit të tij, çka sjell llogaritjen prapavepruese të afateve dhe rrezikon papërdorshmërinë e provave të marra më parë.

Shoqata e Prokurorëve kundërshton gjithashtu synimin e draftit për të kufizuar thellimin dhe zgjerimin e hetimit përtej objektit fillestar të procedimit dhe veprës së regjistruar. Sipas saj, formulimi fillestar i kallëzimit nuk mund të shndërrohet në kufi absolut të ligjshmërisë së veprimeve hetimore, kur vetë hetimi zbulon fakte të reja të lidhura.

“Nëse nga thellimi i hetimeve zbulohen vepra të reja penale, nuk mund të ketë asnjë ndalim që ky procedim penal ose çdo procedim i lidhur të mos ndiqet nga i njëjti prokuror. Përndryshe, copëzimi i procedimeve penale, në një kohë që faktet penale mund të jenë të ndërvarura dhe të lidhura me njëri-tjetrin, përbën një rrezik për efektivitetin dhe suksesin e hetimeve për zbulimin e së vërtetës,” paralajmëron Shoqata.

Prokurorët i janë përgjigjur tërthorazi edhe retorikës së kryeministrit Rama mbi paraburgimin. Gjatë prezantimit të draftit, Rama iu referua raportit SPACE të Këshillit të Evropës, sipas të cilit 62% e të burgosurve në Shqipëri janë të paraburgosur, për të justifikuar ndalimin e “arrestit në burg” për vepra me dënim maksimal nën 5 vjet dhe rishikimin brenda 3 deri në 60 ditëve të të gjitha masave aktive të sigurimit.

Por Shoqata e Prokurorëve vlerëson se kufizimi drastik i masave të sigurimit personal e bën “pothuajse të pamundur në shumë raste shmangien e rrezikut të prishjes së provave, shmangien e rrezikut të arratisjes, si dhe parandalimin e rrezikut të kryerjes së veprave penale nga i njëjti person”.

“Vendosja e kritereve të atilla që kufizojnë ndjeshëm diskrecionin dhe vlerësimin e gjykatës sipas rastit konkret, përbën në vetvete cenim të pavarësisë së saj,” thekson Shoqata, që i cilëson shifrat e përdorura si ilustrim për këtë rast të nxjerra jashtë kontekstit.

Presioni disiplinor mbi magjistratët

Shoqata po ashtu ngre me shqetësim shtimin e sanksioneve taksative që çojnë në papërdorshmërinë e provave dhe pavlefshmërinë e akteve, si dhe lidhjen e tyre direkte me masa disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Drafti i qeverisë parashikon përgjegjësi disiplinore për gjyqtarin që nuk bën arsyetim të pavarur nga kërkesa e prokurorit për masën e sigurisë, si dhe për prokurorin në rastet e vonesave mbi 48 orë për aksesin në akte.

Shoqata e Prokurorëve thekson se pavlefshmëria dhe papërdorshmëria e provave nuk duhet të kthehen në pasoja automatike për çdo mosrespektim formal që rrezikojnë të gjithë çështjen penale, por duhet të lidhen me rëndësinë e shkeljes dhe ndikimin real mbi provën apo mbrojtjen. Më tej, Shoqata kundërshton përzierjen e pasojave procedurale me përgjegjësinë disiplinore, civile apo penale të magjistratëve.

“Ai [Kodi i Procedurës Penale] nuk duhet të krijojë një regjim autonom ose paralel të përgjegjësisë disiplinore të magjistratëve. Përgjegjësia disiplinore është pjesë e statusit të magjistratit dhe rregullohet nga kuadri kushtetues dhe ligji organik,” thuhet në deklaratë, duke shtuar se shkelja e një norme procedurale nuk mund të barazohet automatikisht me shkelje disiplinore.

Po ashtu, konstatimi i Shoqatës se paketa rrezikon “të kufizojë ndjeshëm informimin publik” i bën jehonë shqetësimeve mbi nenin 10 të projektligjit, i cili ndalon publikimin e vendimeve për masat e sigurimit, përgjimeve të pacituara dhe akteve hetimore deri në fillimin e gjykimit të themelit, si dhe detyron gazetarët të marrin autorizim paraprak nga gjykata edhe për dokumentet që i zotërojnë tashmë.

Në përfundim të reagimit të saj, Shoqata e Prokurorëve u bën thirrje autoriteteve për “transparencë të plotë mbi procesin e inicimit të kësaj nisme ligjore, duke përfshirë publikimin e analizave dhe studimeve mbi të cilat janë mbështetur ndryshimet”, si dhe kërkon hapjen e një procesi konsultimi publik real që përfshin institucionet e drejtësisë, magjistratët, avokatë dhe shoqërinë civile.

 

Etiketa: Drafti i qeveriseKeshilli i MinistraveKodi i Procedurës PenaleShoqata e Prokuroreve te Republikes se Shqiperise
rama kodi

Shoqata e Prokurorëve kundër draftit të qeverisë: Dobëson luftën kundër korrupsionit

13:12 | 01/10/2026
rama kodi

Drafti i qeverisë për Kodin e Procedurës Penale “rrezikon sterilizimin e SPAK”

09:03 | 01/10/2026
20220630 zapora na granicy polsko białoruskiej 004

Kufiri Poloni-Bjellorusi: Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

11:44 | 30/09/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre

11:42 | 30/09/2026
cover v1 1

Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi

11:20 | 30/09/2026
clint williamson

Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

10:59 | 30/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.