Do të jetë një arbitër irlandez ai që do të vendosë drejtësinë në sfidën e pasdites së të shtunës mes Finlandës dhe Kombëtares shqiptare, një ndeshje kjo që do të përcaktojë shumë për vendin e parë në grup.

Bëhet fjalë për Rob Hennessy i cili e ka bërë debutimin e tij në arenën ndërkombëtare pikërisht në Shqipëri në verën e vitit 2017 teksa ka drejtuar sfidën mes Skënderbeut dhe Sant Julia të zhvilluar në Korçë e fituar 1-0 nga skuadra korçare që në atë kohë drejtohej nga Ilir Daja që më pas e drejtoi Skënderbeun deri në fazën e grupeve të Europa League.

Rob Hennessy në këtë përballje do të ndihmohet edhe nga asistentët e tij Dermot Broughtin dhe Emmett Dynan, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Aarin O’ Doëd. Përsa i përket sallës VAR, UEFA preferoi të caktojë arbitra skocezë ku në rolin e arbitrit kryesor është Kevin Clansy, ndërsa asistent i tij është përzgjedhur të jetë John Beaton.

Top Channel