Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në zonën e njohur si ‘Kthesa e Kamzës’.
Sipas informacioneve paraprake, një autobus i linjës urbane Vorë-Tiranë është përfshirë në një aksident, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Pasi u mbyllën dyert, pasagjerët në urban dëgjuan një zhurmë përplasjeje në anën e majtë të shoferit, ndërsa autobusi goditi bordurën me të gjithë gjatësinë e tij dhe përfundoi mbi trotuar.
Njëkohësisht, mësohet se autobusi po largohej nga stacioni në drejtim të qendrës në kryqytet.













