Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Jemi polic na dorëzo arin”/ Bie pre e mashtrimit një person në Itali, në pranga një shqiptar dhe një italian

    Kapet në Kavajë i shumëkërkuari nga Italia, akuzohet si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës (EMRI)

    Ngacmonte nxënësen me mesazhe seksuale, Gjykata e Fierit lë në burg mësuesin 60-vjeçar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Jemi polic na dorëzo arin”/ Bie pre e mashtrimit një person në Itali, në pranga një shqiptar dhe një italian
    Aktualitet

    “Jemi polic na dorëzo arin”/ Bie pre e mashtrimit një person në Itali, në pranga një shqiptar dhe një italian

    October 1, 2026
    “Jemi polic na dorëzo arin”/ Bie pre e mashtrimit një person në Itali, në pranga një shqiptar dhe një italian

    Policia italiane ka arrestuar një shqiptar dhe një italian pasi tentuan të mashtronin një banor në Cardè duke i thënë se duhej t’u dorëzonte floririn dhe bizhuteritë e tij për kontroll.

    Sipas mediave të huaja njëri prej mashtruesve ka telefonuar personin duke u prezantuar si efektiv. Banori ka treguar se “mashtruesi efektiv” i ka thënë se makina e bashkëshortes së tij kishte një targë të kopjuar dhe se një automjet me atë targë ishte përdorur në një grabitje në një argjendari.

    Më pas ai rrëfeu se telefonata iu kalua një personi tjetër, i cili u paraqit si magjistrat. Banorit iu kërkua të mblidhte bizhuteritë dhe arin që kishte në shtëpi dhe t’ia dorëzonte supozohej një “eksperti” të dërguar nga gjykata, me pretendimin se do të kontrolloheshin nëse ishin sende të vjedhura.

    Duke kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim, ai shkoi në bashkinë e qytetit dhe njoftoi policinë për rastin e dyshuar. Agjenti i policisë lokale Luigi Piccinonno organizoi menjëherë ndërhyrjen.

    Kur “eksperti” i rremë mbërriti për të marrë arin dhe bizhuteritë, agjenti ndërhyri dhe e arrestoi.

    Ndërkohë, personi i dytë i prezantuar si efektiv police tentoi të largohej me makinë, por u ndoq dhe u ndalua nga karabinierët.

    Të dy mashtruesit u shoqëruan nga autoritetet dhe u denoncuan. Hetimet për rastin vijojnë, ku do të qëndrojnë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

    ar arrestim bashkëpunim kriminal falsifikim identiteti grabitje hetim itali italian italian i arrestuar krim mashtrim mashtrim në Itali ngjarje kriminale policia italiane shqiptar i arrestuar shqiptar në Itali shqiptarë në Itali shtirje si polic viktimë e mashtrimit vjedhje ari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Jemi polic na dorëzo arin”/ Bie pre e mashtrimit një person në Itali, në pranga një shqiptar dhe një italian

    October 1, 2026

    Kapet në Kavajë i shumëkërkuari nga Italia, akuzohet si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës (EMRI)

    October 1, 2026

    Ngacmonte nxënësen me mesazhe seksuale, Gjykata e Fierit lë në burg mësuesin 60-vjeçar

    October 1, 2026

    I gjenden rreth 893 gramë kokainë dhe 4,640 euro, arrestohet shqiptari në Itali

    October 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.