Vizita në Kosovë, Von der Leyen takohet me Haxhiun
1 Tetor 2026 |
13:38
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të enjte ka nisur vizitën e saj në Prishtinë teksa u prit nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Sipas mediave në Kosovë, takimi ka nisur 40 minuta me vonesë nga orari i cili ishte njoftuar. Pas takimit në Presidencë, Von der Leyen pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në përfundim të takimit me Kurtin, të dy zyrtarët pritet të mbajnë konferencë për media, ku pritet të flasin për çështjet e diskutuara dhe zhvillimet në raportet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Pas vizitës në Kosovë, von der Leyen do të udhëtojë po më 1 tetor drejt Podgoricës, ndërsa turneu do të përmbyllet më 2 tetor në Shkup.
Lajme të Sugjeruara
Zgjedhja e presidentit, Kurti nis sot konsultimet me opozitën: Synojmë marrëveshje deri më 6 tetor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këtë të enjte do të nisin komunikimet për takime me krerët e opozitës, në përpjekje për të...
Nisma e PDK-së për ndryshimin e ligjit, Gjykata e Hagës konfirmon se nuk është konsultuar
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për...
Pas vizitës në Shqipëri, Ursula von der Leyen sot në Kosovë! Detaje nga axhenda
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të enjte do të vijojë me turin e saj në Ballkan ku pas vizitës në Tiranë...
- 13:35 Ushtronin prostitucion dhe e reklamonin në rrjete sociale, arrestohen 5 gra të huaja në Tiranë
- 13:30 Kritiku i Kremlinit, Kasparov: Jeta ime është në rrezik! Jam në një listë objektivash vrasjeje
- 13:23 Trump zbulon investimin prej 200 miliardë dollarësh të Koresë së Jugut në SHBA, ja çfarë përmban
- 13:17 Takim sekret në Turqi! Siria dhe Hezbollahu zhvillojnë bisedime për uljen e tensioneve
- 13:15 Presidenti kinez: Do të luftojmë forcat pro-pavarësisë së Tajvanit
- 13:13 Rusia dëbon disa diplomatë hungarezë, u jep afat dy javë për t’u larguar