Fanella e Michael Jordan thyen rekordin, shitet për 12.3 milionë dollarë

Një fanellë e veshur nga Michael Jordan gjatë sezonit të fundit të tij me Chicago Bulls është shitur për 12.3 milionë dollarë, rreth 10.5 milionë euro, duke vendosur një rekord të ri për një objekt sportiv të përdorur nga legjenda e basketbollit.

Fanella është ajo që Jordan veshi në ndeshjen e tretë të finaleve të NBA-së në vitin 1998, kundër Utah Jazz, në sezonin e famshëm të njohur si “Last Dance”.

Në atë seri, Jordan udhëhoqi Chicago Bulls drejt triumfit 4-2 ndaj Utah Jazz, duke fituar titullin e gjashtë dhe të fundit NBA të karrierës së tij. Ai u shpall gjithashtu MVP i finaleve për herë të gjashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen e tretë, të zhvilluar në Chicago pas dy përballjeve të para në Salt Lake City që kishin përfunduar me rezultatin 1-1, Bulls dominuan ndaj kundërshtarëve. Jordan ishte sërish protagonisti kryesor, duke realizuar 24 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rekordi i mëparshëm për një objekt të përdorur nga Jordan i përkiste një tjetër fanelle të së njëjtës seri. Ajo e veshur në ndeshjen e parë të finaleve ishte shitur në vitin 2022 për 10.1 milionë dollarë.

Fanella e re u nxor në ankand nga biznesmeni Ryan Gough dhe u shit përmes Joopiter, shtëpisë së ankandeve online të themeluar nga Pharrell Williams. Vlera e saj fillimisht ishte parashikuar të shkonte nga 10 deri në 15 milionë dollarë.

Megjithatë, rekordi absolut për një objekt sportiv të veshur gjatë një ndeshjeje i përket ende Babe Ruth. Fanella e tij nga World Series e vitit 1932 u shit në vitin 2024 për 24.1 milionë dollarë, duke mbetur shitja më e shtrenjtë e këtij lloji në historinë e sportit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?