“Do flas në kohën e duhur” – Cristiano Ronaldo ‘plas bombën’ pas largimit nga Portugalia

Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga Kombëtarja e Portugalisë, pas përplasjeve të raportuara me trajnerin.
Ylli portugez ka bërë të ditur vendimin përmes një deklarate, duke lënë të kuptohet se arsyet e plota të largimit do t’i bëjë publike në një moment të mëvonshëm.
“Në kohën e duhur do t’u tregoj të gjithë portugezëve arsyet që më shtynë të largohem nga Kombëtarja, së cilës gjithmonë i jam përkushtuar”, është shprehur Ronaldo.
Në mesazhin e tij, 41-vjeçari ka falënderuar dhe uruar sukses përfaqësuesen portugeze dhe bashkëlojtarët e tij, duke theksuar se vendimi nuk e ndryshon përkushtimin që ka treguar ndër vite ndaj fanellës së Portugalisë.
“Tani është koha t’i uroj suksese Portugalisë dhe të gjithë bashkëlojtarëve të mi, pa përjashtim”, ka përfunduar Ronaldo.
Largimi i tij do të ishte një zhvillim i madh për futbollin portugez, duke qenë se Ronaldo është kapiteni dhe një prej figurave më të rëndësishme në historinë e Kombëtares. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky është një vendim përfundimtar apo një largim që mund të rishikohet në të ardhmen.




