E enjte, 1 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Në ndjekje të Batistutës, Lautaro Martinez vendos rekord të ri me Argjentinën

Lautaro Martinez vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Argjentinës.

Sulmuesi i Interit shënoi golin e parë në fitoren 4-0 të “Albicelestes” ndaj Bolivisë dhe arriti në kuotën e 41 golave me Kombëtaren.

Reklamë

Me këtë realizim, Lautaro u afrua edhe më shumë me majën e listës së golashënuesve historikë të Argjentinës.

Ai ka barazuar Sergio Agueron me 41 gola dhe është tashmë në vendin e tretë.

Në krye të kësaj liste qëndron Lionel Messi me 125 gola, ndërsa pas tij vjen Gabriel Batistuta me 54 gola.

Lautaro, i cili debutoi me Argjentinën në vitin 2018, ka tashmë 41 gola dhe vazhdon të ngjitet në një listë ku bëjnë pjesë disa prej legjendave më të mëdha të futbollit argjentinas.

Me moshën dhe formën që po tregon, “El Toro” ka ende mundësi për të shkruar kapituj të rinj në historinë e “Albiçelestes”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.