Albin Kurti takon Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Nga Leonora Kolukaj
1 Tetor 2026, 13:52 | Aktualitet

Albin Kurti takon Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas takimit do të mbahet konferencë për media. Po sot von der Leyen do të zhvillojë një takim edhe me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Vizita në Kosovë është ndalesa e dytë e Von der Leyen në turin rajonal, pas Tiranës, ku të mërkurën u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Axhenda e saj në Ballkan vijon më pas në Malin e Zi, me vizitën në Podgoricë gjatë ditës së sotme, ndërsa më 2 tetor ajo do të udhëtojë drejt Shkupit.

Albin Kurti takon Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der LeyenAlbin Kurti takon Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos