Përplasje Tebas-Real Madrid, presidenti i LaLiga-s nxjerr në pah transfertat prej 7.5 milionë eurosh: Mjaft me gënjeshtrat dhe manipulimet
Joao Felix po mendon për një rikthim në Europë dhe Barcelona është destinacioni që dëshiron më shumë, sipas raportimeve të fundit në mediat sportive.
Sulmuesi portugez, i cili aktualisht aktivizohet te Al-Nassr në Arabinë Saudite, ka kaluar më parë te Barcelona në formë huazimi gjatë sezonit 2023-2024. Aventurën në Katalonjë ai e ka përshkruar si një periudhë shumë të rëndësishme në karrierën e tij, duke pranuar se të luante me fanellën blaugrana ishte një ëndërr e fëmijërisë.
“Kam kujtime të mira, shumë të mira. Në fund nuk fituam asgjë, por vetëm të luaja për Barcelonën më bëri shumë të lumtur. Të isha atje në huazim nuk ishte njësoj si të isha lojtar i klubit. Gjithçka është ndryshe kur je pjesë e klubit”, është shprehur Felix.
Sipas Diario Sport, portugezi synon të rikthehet në Europë pasi të përfundojë kontrata e tij në Arabinë Saudite në fund të sezonit aktual. Objektivi i tij kryesor raportohet të jetë rikthimi te Barcelona si lojtar i lirë.
Madje, sipas raportimit, agjenti i tij Jorge Mendes ia ka bërë të ditur klubit katalanas dëshirën e futbollistit për t’u rikthyer në Camp Nou.
Megjithatë, një rikthim i Felix te Barcelona nuk do të jetë i thjeshtë. Klubi ka tashmë disa alternativa në repartin ofensiv dhe gjatë merkatos së verës ka afruar Karim Adeyemin, Anthony Gordon dhe Gabriel Jesus, duke rritur konkurrencën për një vend në formacion.
Felix, ndërkohë, vazhdon aventurën në Arabinë Saudite, por dëshira e tij për t’u rikthyer në Barcelonë mund ta bëjë të ardhmen e tij një prej historive për t’u ndjekur në merkaton e ardhshme.
Top Channel