web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vunë zjarre në Memaliaj, Lushnjë dhe Fier/ Pranga 4 autorëve të dyshuar

1 Tetor 2026, 13:49, Kronika CNA

Vunë zjarre në Memaliaj, Lushnjë dhe Fier/ Pranga 4 autorëve

Arrestohen katër shtetas si autorë të dyshuar për zjarrvënie në Memaliaj, Lushnjë dhe Fier.

Policia e Gjirokastrës njofton se sot në Memaliaj u kap në flagrancë në afërsi të vatrave të zjarrit që dyshohet se ndezi në fshatin Vasjar, një shtetas i arrestuar edhe më parë nga Policia, për të njëjtin krim.

Vunë zjarre në Memaliaj, Lushnjë dhe Fier/ Pranga 4 autorëve

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 4000 m² sipërfaqe toke.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj vunë në pranga shtetasin Q. Sh., 76 vjeç.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin D. D., 31 vjeç, banues në fshatin Pojan, Fier, pasi dje, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe për shkak të erës, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar banesat dhe sipërfaqe të mëdha toke në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apollonisë.

Vunë zjarre në Memaliaj, Lushnjë dhe Fier/ Pranga 4 autorëve

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasit: 

A. S., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në servisin e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pjesë automjetesh dhe pemë ulliri në pronën e një shtetasi tjetër;   

D. G., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe kanale vaditëse, si dhe ka rrezikuar djegien e disa serave në afërsi./CNA





Lajmet e fundit nga