Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VDES në moshën 30-vjeçare malësori Dodë Ivanaj, aktivisti që "ngriti" anë e mbanë flamurin e Shqipërisë, lë pas vajzën dhe djalin e mitur

Shkruar nga Newsbomb
VDES në moshën 30-vjeçare malësori Dodë Ivanaj,
Dodë Ivanaj

Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundi nga Michigani pasi është ndarë nga jeta në moshën 30-vjeçare i riu shqiptar Dodë Ivanaj, i cili njihet ndër vite për aktivizmin dhe dashurinë e tij për atdheun.

Newsbomb.al mëson se Doda ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 30-vjeçare më 29 shtator duke lënë pas një dhimbje të pashërueshme për familjen, miqtë, të afërmit dhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët fati e desh që të rriten pa shtyllën kryesore të familjes.

Ndarja nga jeta e Dodë Ivanajt ka lënë pas një boshllëk për të gjithë shqiptarët, sidomos për Malësinë e Madhe të Shqipërisë. Doda ka qenë anëtar i bordit të Jehona e Malësisë, dhe ndonëse vitet e fundit të jetës ai i kaloi në tokën amerikane, 30-vjeçari gjithmonë e ka “bërtitur” me krenari që është shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloi duke mbrojtur flamurin kuq e zi.

Reagime prekëse kanë “pushtuar” rrjet për largimin e Dodës në moshën më të bukur të jetës, në mesin e të cilave spikasin shkrimet e shoqërisë, familjarëve dhe njerëzve që kanë punuar ndër vite me 30-vjeçarin.

Newsbomb.al mëson se mes lotësh e dhimbjesh familja Ivanaj pret vizita ditën e dielë me datën 4 Tetor 2026, prej orës 2 deri në 8 të pasdite, në Wasik Funeral Home, 22 Mile & Schoenherr. Ndërsa ceremonia mortore për Dodën do të mbahet në vendlindje, në Malësi të Madhe, te Qendra Funerale e Malësisë, por nuk dihet akoma saktësisht dita kur do të kryhet varrimi i të riut. Pritet të kemi detaje të reja në ditët në vijim.

Reagimi i Jehona e Malësisë:

Me zemra të rënduara nga dhimbja morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dodë Ivanaj, anëtar i bordit të shoqatës sonë. Është e vështirë të gjesh fjalë për një humbje që vjen kaq herët dhe lë pas një shprastësi kaq të madhe.

Doda ishte një i ri që e mbante dashurinë për atdheun thellë në zemër. Krenaria për rrënjët shqiptare dhe përkushtimi ndaj komunitetit ishin pjesë e njeriut që njohëm. Do të na mungojnë mirësia e tij, prania e tij mes nesh dhe shpresa që sillte çdo jetë e re e përkushtuar ndaj vendit të vet.

Sot, dhimbja jonë bashkohet me dhimbjen e familjes Ivanaj, të të afërmve dhe të miqve të tij. Në emër të shoqatës, u shprehim ngushëllimet më të thella. Zoti u dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.

U prehsh në paqe, Dodë Ivanaj. Dashuria jote për atdheun dhe kujtimi yt do të jetojnë në zemrat tona.

Reagimi i Lindon Gjelaj:

Të nderuar qytetarë,

Në këto çaste dhimbjeje, ndaj pikëllimin me familjen Ivanaj dhe nderoj kujtimin e Dodë Ivanajt, patriot dhe aktivist i përkushtuar në diasporë.

Vdekja e tij tragjike më prek edhe personalisht, si ish mësimdhënës i tij. Kujtimin e Dodës do ta ruaj me respekt për dashurinë ndaj vendlindjes.

Si kryetar i Komunës së Tuzit, familjes dhe të afërmve u shpreh ngushëllimet e sinqerta.

U prehtë në paqe.

Njoftimi për ndarjen nga jeta të Dodë Ivanaj:

Familja Ivanaj, me dhimbje shumë të madhe, lajmëron se me datën 29 Shtator 2026, humbi jetën tragjikisht Dodë Gjergji Ivanaj.

Familja dhe vllaznia Ivanaj, e qesin hatrin për të ndjerin Dodën në SHBA, ditën e dielë me datën 4 Tetor 2026, prej orës 2 - 8 mbasdite, në Ëasik Funeral Home, 22 Mile & Schoenherr.

Varrimi do të bahet në Malësi, ndërsa hatri atje do të jetë te Qendra Funerale e Malësisë, por data nuk është përcaktuar ala.

Të Piklluemit: Baba Gjergj Luca, Nana Vera, grueja Maria, djali Gjergj Doda, vajza Shpresa Doda, vëllau Preka, grueja e vllaut Andreana, vajza e vllaut Albulena, motrat Hana e Koki, axhat i ndjeri Nik, Vasel, Sokol, Mark, Gjon, dhe krejt farefisi Ivanaj.

Redaksia newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të Dodës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese