Zotëria i Parë” shpallet shfaqja më e mirë e Festivalit të Dibrës

Edicioni i 25-të i Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, Dibër, u mbyll të martën në Qendrën për Kulturë të qytetit. Programi i natës përmbyllëse nisi me monodramën “Psikoza”, e bazuar në motive të Sarah Kane dhe me regji të Besfort Idrizit, ndërsa në vijim u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Të lidhura

None found

Juria, e përbërë nga Hismet Ramadani, Lesh Nikolla dhe Faik Gashi nga Prishtina, shpalli fituesit përpara publikut dibran, i cili edhe këtë mbrëmje mbushi sallën e Qendrës për Kulturë.

Çmimi kryesor për shfaqjen më të mirë shkoi për Teatrin Shqiptar në Shkup, për produksionin “Zotëria i Parë”. Visar Etemi u vlerësua si aktori më i mirë protagonist, ndërsa çmimi për aktoren më të mirë protagoniste iu dha dibranes Yllka Nuredini.

Çmimi i skenografisë iu akordua Teatrit të Kumanovës nga juria profesionale e festivalit.

Drejtori i festivalit, Ylber Nuredini, e cilësoi edicionin e 25-të si shumë të suksesshëm dhe vlerësoi nivelin e lartë profesional të teatrove pjesëmarrëse. Ai shprehu mirënjohjen për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Komunën e Dibrës dhe Kompaninë Slice, si mbështetës të aktivitetit.

Në emër të Komunës së Dibrës, sekretari Lumi Croj përshëndeti festivalin dhe deklaroi se pushteti vendor do të vijojë ta mbështesë Festivalin e Teatrit Shqiptar në Maqedoni. /V.S/


Shtuar më 1.10.2026 14:04

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş