Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë në Memaliaj
Java e Grassroots u shtri edhe në Memaliaj, ku fëmijë dhe të rinj të grupmoshave të ndryshme u bashkuan për të luajtur futboll, për t’u argëtuar dhe për të ndarë pasionin për këtë sport.
Nga rruga te fusha, aktiviteti solli një atmosferë të veçantë sportive, duke treguar edhe një herë se futbolli mund të zhvillohet në çdo komunitet dhe se është një sport për të gjithë.
Aktiviteti në Memaliaj u zhvillua në kuadër të Javës së Grassroots në Zonën Rajonale Gjirokastër, duke vënë në fokus punën e vazhdueshme për zhvillimin e futbollit në bazë dhe krijimin e më shumë mundësive për fëmijët dhe të rinjtë që të afrohen me sportin.
Java e Grassroots shërben gjithashtu si një moment për të vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për zhvillimin e futbollit te moshat e reja, nga trajnerët dhe shkollat te klubet, prindërit dhe partnerët.
Pjesëmarrja dhe entuziazmi i fëmijëve në Memaliaj përcollën mesazhin e kësaj jave: futbolli luhet kudo dhe i përket të gjithëve.

