EMRAT/ Tre të arrestuar si autorë të dyshuar për zjarrvënie në Fier dhe Lushnje, flakët rrezikuan banesa dhe sera
Një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka vjedhur automjetin e një poste në rrugën “Pavarësia”, në Durrës.
I riu është arrestuar në qytetin e Beratit, aty ku kishte braktisur edhe automjetin e vjedhur. Policia ka njoftuar se është bërë i mundur edhe sekuestrimi i mjetit.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi E. G., 23 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohet automjeti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e një automjeti, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i punës së shpejtë hetimore u identifikua shtetasi E. G., i cili dyshohet se ka vjedhur në rrugën “Pavarësia”, automjetin e një poste, që kishte pako të porosive të ndryshme.
Shtetasi E. G. u kap nga shërbimet e Policisë Durrës, në qytetin e Beratit, në afërsi të vendit ku kishte braktisur automjetin e vjedhur.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi E. G., 23 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel