"Nuk na duhet të bëjmë të fortin e t’i biem tavolinës"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihem...
Aktualitet
VIDEO/ Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit 76-vjeçari në Memaliaj
Sipas njoftimit të Policisë, 76-vjeçari me iniciale Q.Sh, banues në fshatin Vasjar është arrestuar edhe më parë për të njejtin krim.
1 Tetor 2026, 14:09Nga G.M
pamje
MEMALIAJ- Një 76-vjeçar është vënë në prangat e Policisë ditën e sotme, pasi u gjet në afërsi të vatrave të zjarrit në Vasjar, dhe dyshohet se mund ti ketë ndezur qëllimisht. Sipas njoftimit të Policisë, 76-vjeçari me iniciale Q.Sh, banues në fshatin Vasjar është arrestuar edhe më parë për të njejtin krim. Si pasojë e vatrës së zjarrit të vendosur, u dogjën rreth 4000 m² sipërfaqe toke. Ndërkohë, materialet pro0cedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
"Memaliaj/ Kapet në flagrancë, në afërsi të vatrave të zjarrit që dyshohet se ndezi në fshatin Vasjar, një shtetas i arrestuar edhe më parë nga Policia, për të njëjtin krim. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 4000 m² sipërfaqe toke.
Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për parandalimin e rasteve të zjarrvënies, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj vunë në pranga shtetasin Q. Sh., 76 vjeç, banues në fshatin Vasjar.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, shtetasi Q. Sh. u kap në flagrancë mbrëmë, në afërsi të vatrave të zjarrit që dyshohet se ndezi në sipërfaqen e tokës që kishte me qira dhe në sipërfaqe toke pronë shtetërore, në vendin e quajtur “Gropa e Dardhës”, me qëllim pastrimin e tyre. Si pasojë u dogjën rreth 4000 m² sipërfaqe toke (pyje, kullota dhe sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al