1 Tetor 2026, 13:55
Nga E.d
Nikola Kedhi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi ka komentuar raportin e DASH klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2026. Gjatë një deklarate për media ai tha se gjetjet janë një akt-akuzë e qartë ndaj mënyrës si qeveriset vendi. Kedhi u shpreh se raporti thotë se ekonomia mbetet e cenueshme nga korrupsioni, krimi i organizuar, pastrimi i parave, konkurrenca e deformuar, emigrimi, produktiviteti i ulët dhe informaliteti.
Kedhi theksoi se DASH ka konstatuar korrupsion në administratë, në drejtësi, në prokurime dhe në media, duke shtuar se paratë e drogës dhe të evazionit fiskal shtrembërojnë tregun. Sipas tij, investitorët raportojnë rrezik zhvatjeje nga administrata publike, media dhe grupe kriminale. Nënkryetari i i PD-së tha se pasoja më e rëndë është shpopullimi, pasi rreth 40% e fuqisë punëtore punon jashtë vendit. Ai argumentoi se shkaqet për këtë janë varfëria, pagat e ulëta, korrupsioni dhe klientelizmi.
NIKOLA KEDHI: Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2026 është një akt-akuzë e qartë ndaj mënyrës si qeveriset vendi. Prodhimi i brendshëm për frymë mbetet rreth një e katërta e mesatares së BE-së. Ekonomia, sipas raportit, mbetet e cenueshme nga korrupsioni, krimi i organizuar, pastrimi i parave, konkurrenca e deformuar, emigrimi, produktiviteti i ulët dhe informaliteti.
DASH konstaton korrupsion në administratë, në drejtësi, në prokurime dhe në media. Paratë e drogës dhe të evazionit fiskal shtrembërojnë tregun. Investitorët raportojnë rrezik zhvatjeje nga administrata publike, media dhe grupe kriminale. Raporti flet për një kulturë të përhapur pandëshkueshmërie. Shqipëria mbetet në kategorinë e juridiksioneve kryesore të pastrimit të parave.
Raporti e thotë hapur edhe atë që shqiptarët e dinë prej kohësh: ligji për investimet strategjike perceptohet si skemë që ka favorizuar kompani vendase të lidhura me mazhorancën. PPP-të ulin konkurrencën dhe vuajnë nga analiza e dobët teknike. Ndërmarrjet shtetërore shtohen, bordet e tyre emërohen pa konkurrim dhe rreziku i ndërhyrjes politike është i lartë. Kontratat zbatohen dobët. Shumë investitorë të huaj ankohen për korrupsion në gjykata dhe kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar, përfshirë investitorë amerikanë. Gjykatat kanë vonesa të mëdha, sidomos në apel.
Prona mbetet ndër sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit. Ka tituj të mbivendosur, manipulim të gjykatave dhe kompensim nën vlerën e tregut për shpronësimet. Bizneset ndeshen me ndryshime të shpeshta fiskale, burokraci dhe mungesë transparence. Komentet e tyre për ligjet shpesh injorohen, ndërsa informaliteti vlerësohet rreth një e treta e ekonomisë.
Pasoja më e rëndë është shpopullimi. Rreth 40% e fuqisë punëtore punon jashtë vendit. Shkaqet janë varfëria, pagat e ulëta, korrupsioni dhe klientelizmi. Këto nuk i thotë vetëm opozita. I thotë prej shumë vitesh tashmë dhe aleati ynë strategjik. Më e rëndësishmja, këto i ndjejnë dhe i shohin qytetarët përditë.
Partia Demokratike ka një rrugë tjetër për Shqipërinë. Ajo nis me shtetin ligjor, ku ligji vlen njësoj për të gjithë, dhe u jep fund favoreve për miqtë e pushtetit. Vazhdon me prokurime të hapura dhe pronë të sigurt për çdo qytetar. Ne garantojmë një ekonomi të prodhimit dhe inovacionit ku fiton puna dhe nisma e ndershme, jo lidhjet me pushtetin, që të rinjtë të kenë arsye të qëndrojnë dhe ata që ikën të kenë arsye të kthehen.
Kjo nuk ndryshon vetvetiu. Ndaj ftojmë çdo shqiptar që e ndjen këtë padrejtësi të bashkohet me ne dhe me protestuesit në bulevard për të rritur presionin paqësor në maksimum, derisa kjo qeveri e kapur të largohet./Dosja.al
pd deklarate nikola kedhi
Politike
1 Tetor 2026, 13:13
G.M
Marta Kos
DW: Një nga temat e takimit të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit do të jet&eum...
Politike
1 Tetor 2026, 13:14
E.d
Ish-krerët e UÇK-së
KOSOVA- Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa ...
Politike
1 Tetor 2026, 12:18
E.d
TIRANA- Monika Kryemadhi ka deklaruar pas daljes nga ambientet e gjykatës se shtyrja e seancës gjyqësore ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta...
Politike
1 Tetor 2026, 12:14
G.M
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar qeve...
Politike
1 Tetor 2026, 12:09
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar pas shtyrjes së gjyqit për ish-presidentin e vendit Ilir Meta dhe Monika Kryem...
Politike
1 Tetor 2026, 12:10
G.M
pamje nga takimi
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Strasburg me Sekretaren e Përgjiths...
Politike
1 Tetor 2026, 11:55
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së PD-...
Politike
1 Tetor 2026, 11:42
G.M
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në prezantimin e pesë projekteve të paraqitu...
Politike
1 Tetor 2026, 11:40
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme pesë projektet për “Tirana Fountain Tower. Gjatë fja...
Politike
1 Tetor 2026, 11:36
E.d
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar në Këshillin e Evropës në Strasburg situatën dr...