Prostitucion në apartamentet e marra me qira, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2026, 14:12 | Aktualitet

Prostitucion në apartamentet e marra me qira, arrestohen 3 vietnameze dhe 2

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira ditore në rrugët “Qemal Stafa”, “Him Kolli” dhe “Tomor Malasi”. Veprimtaria reklamohej edhe në rrjete sociale.

Në kërkim është shpallur një shtetas vietnamez që shfrytëzonte 3 prej shtetasve të arrestuara, me të njëjtën shtetësi. Sakaq janë vënë në hetim dy shtetas që përfitonin nga veprimtaria e paligjshme. 

“Gjatë operacionit u arrestuan shtetaset që ushtronin këtë veprimtari në 3 apartamente, V. P., 40 vjeçe, P. K., 42 vjeçe dhe P. M., 33 vjeçe, të trija vietnameze, si dhe L. Y., 42 vjeçe dhe X. H., 42 vjeçe, të dyja kineze. Më tej, u shpall në kërkim shtetasi vietnamez, T. T., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka siguruar kundrejt përfitimeve, kushtet për kryerjen e kësaj veprimtarie nga 3 shtetaset vietnameze të arrestuara. Punohet intensivisht për kapjen e këtij shtetasi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos