Aktualitet Live From Tirana

“Vetëm patronazhistët e besojnë”/Klodiana Lala: Fjalimi i Ramës në Rinas, më i dobëti në histori…

E ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë gazetarja e njohur Klodiana Lala, për të diskutuar më shumë mbi ngjarjet më të fundit të ndodhura në vendin tonë, që nga skandali i ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, e deri tek përgjegjësia e kryeministrit në këtë rast…

A duhet mbajtur një përgjegjësi nga institucionet më të larta në vend, nga vetë kryeministri Rama?

A kishte dijeni kryeministri, për shkak të gjitha akuzave publike se çfarë po ndodhte brenda atij institucioni apo institucioneve që drejtonte zonja Balluku, apo edhe të therë të ngjashëm të saj? Dhe nuk mund të thotë që “unë jam këtu, dhe unë jam për të çuar Shqipërinë përpara”. Je aty për ta qeverisur vendin, por jo për ta qeverisur ë mënyrë të kriminalizuar dhe institucione të kapura, por për ta qeverisur me dinjitet dhe në interes të qytetarëve shqiptarë. Kjo historia që “unë nuk kam asnjë përgjegjësi”, është një histori që në fakt e besojnë ndoshta vetëm patronazhistët dhe ata të cilët janë të verbuar nga militantizmi. Por njerëzit të cilët janë realisht të qartë se çfarë po ndodh në këtë vend, e kuptojnë shumë mirë që ka nevojë për përgjegjësi politike. Siç kishte në nevojë në rastin e zonjës Balluku dhe siç ka edhe në rastin konkret. Padiskutim që përgjegjësia penale e zonjës Hyseni është individuale sikurse edhe e zonjës Balluku apo edhe të tjerëve, por ama kryeministri në rastin konkret ka përgjegjësi politike. A u certifikua Vlora Hyseni? A u kontrollua ky institucion? Sepse zonja në fjalë raportonte tek dy emra, tek presidenti i Republikës dhe kryeministri i vendit. A i mori në konsideratë ndonjëherë aludimet që ishin rreth e rrotull saj? A bëri një hetim, sikurse në fakt do të duhej të ndodhte, dhe të kuptonte më qartë një bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë? Dhe në fund fare, të dilte dhe të thoshte “jam në këtë konkluzion”. Dhe nuk mund të presim ne të dëgjojmë të njëjtin fjalim gjithmonë. Fjalimi në Rinas ishte më i dobëti në historinë e Edi Ramës si kryeministër.