Prapaskena e bujshme e largimit të Ronaldos nga Portugalia, trajneri dhe presidenti i Federatës e ndoqën deri në aeroport për ta ndaluar
Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund grumbullimit me Portugalinë në Kopenhagë, në një prej episodeve më të bujshme të ditëve të fundit te kombëtarja portugeze.
Pasi vendosi të largohej nga skuadra, Jorge Jesus dhe presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, shkuan deri në aeroport në një përpjekje të fundit për ta bindur Ronaldon të qëndronte.
Sipas raportimeve të “Marca”, Jesus dhe Proença u takuan me kapitenin portugez në aeroportin e Kopenhagës, ku tentuan t’ia ndryshonin mendjen në momentet e fundit. Ronaldo, megjithatë, qëndroi i vendosur në vendimin e tij dhe hipi në avionin privat, duke lënë Danimarkën.
Ngjarja erdhi pas konferencës së Jorge Jesus, ku trajneri konfirmoi se Ronaldo nuk do të ishte titullar ndaj Danimarkës. Ronaldo më pas u largua nga grumbullimi, ndërsa vetë lojtari deklaroi se vendimi erdhi pas konferencës së trajnerit dhe një bisede me presidentin e Federatës. Ai paralajmëroi gjithashtu se “në kohën e duhur” do të tregojë arsyet e largimit.
Përpjekja e fundit në aeroport nuk e ndryshoi situatën. Ronaldo hipi në avion dhe u nis drejt Madridit, ku tashmë ka mbërritur, ndërsa Jesus dhe Proença mbetën në Kopenhagë.
E ardhmja e 41-vjeçarit me kombëtaren mbetet në pikëpyetje. Federata portugeze ka konfirmuar largimin e tij nga grumbullimi, ndërsa deri tani nuk ka një njoftim zyrtar se Ronaldo e ka mbyllur përfundimisht karrierën ndërkombëtare.
“E doja me çdo kusht Lautaron te Barcelona”, Laporta zbulon prapaskenat e merkatos: Marota nuk më dha asnjë shans
Sulmuesi i Anglisë nuk pranon fajësinë për akuzat për sulm në një klub nate në Londër
Pas largimit nga Portugalia, Rafael Leao merr numrin 7 të Cristiano Ronaldos
- 14:23 Rutte minimizon kërcënimin rus dhe kritikon evropianët
- 14:17 Trump refuzon të mbështesë Netanyahun përpara zgjedhjeve në Izrael
- 14:16 Ish-liderja serbe e Bosnjës, Biljana Plavshiç ndërron jetë në Beograd
- 14:04 “E doja me çdo kusht Lautaron te Barcelona”, Laporta zbulon prapaskenat e merkatos: Marota nuk më dha asnjë shans
- 14:03 E dënuara me vdekje në SHBA i mbijeton përpjekjes për ekzekutim pas dy injeksioneve vdekjeprurëse
- 14:02 Greqia i kërkon BE-së të lehtësojë rregullat fiskale ndërsa kriza energjetike thellohet