"Nuk na duhet të bëjmë të fortin e t’i biem tavolinës"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihem...
Politike
"Gabimet tuaja i kanë shkaktuar shumë pasoja të ardhmes sonë"/ Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti
Kryemadhi ia ktheu se e vetmja keqardhje që ka është se ka votuar disa ligje, ndërsa theksoi se nuk ka firmosur asgjë të gabuar.
1 Tetor 2026, 14:22Nga E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Një përplasje ka ndodhur ditën e sotme para ambienve të SPAK, ndërsa Monika Kryemadhi po jepte një deklaratë për mediat pas shtyrjes së seancës së saj gjyqësore. Gjatë këtyre momenteve ajo u përball me një protestuese, e cila i tha se gabimet e politikanëve i kanë kushtuar shumë rinisë shqiptare, duke e bërë atë të përballet me sfida të njëpasnjëshme.
Kryemadhi ia ktheu se e vetmja keqardhje që ka është se ka votuar disa ligje, ndërsa theksoi se nuk ka firmosur asgjë të gabuar.
Pjesë nga dialogu
Monika Kryemadhi: Dita e gjykimit do të na vijë të gjithëve.
Artemisa: Edhe për ju Monika, për të gjithë.
Monika Kryemadhi: Patjetër zemra ime. Si e keni emrin?
Artemisa: Jam Artemisa, jam një protestuese.
Monika Kryemadhi: Dhe unë të them mos u tërhiq Artemisa, mësoni nga gabimet tona, mësoni nga gabimet e të tjerëve.
Artemisa: Gabimet tuaja i kanë shkaktuar shumë pasoja të ardhmes sonë.
Monika Kryemadhi: Artemisa, unë për fatin tim të mirë dhe të keq, nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti. Për fatin tim të mirë dhe të keq, jam marrë vetëm me njerëz të cilëve u kam kërkuar të më votojnë dhe kanë pasur lidhje miqësore me mua. Për fatin tim të keq kam votuar ligje të cilat sot do të vijnë tek unë, kanë ardhur tek unë para 4 vjetëve, por pas 4 muajsh do të vijnë te ti, të jesh e sigurt./Dosja.al