Zjarri përfshin kurorën me pisha pranë stadiumit të Kukësit, flakët përhapen me shpejtësi nga era, ndërhyjnë zjarrfikësit
Policia e Tiranës ka njoftuar se vijojnë kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, duke vënë në pranga dy shtetas të kërkuar në kuadër të operacioneve “Shkolla të pastra” dhe “Barriera”.
Njëri prej tyre akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ndërsa tjetri dyshohet se administronte subjekte ku zhvilloheshin baste sportive në kundërshtim me ligjin.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vijojnë kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacioneve të zhvilluara më parë.
Lokalizohen dhe ndalohen 2 shtetas të kërkuar në kuadër të operacioneve “Shkolla të pastra” dhe “Barriera”.
Operacionet, kundër shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të institucioneve arsimore, dhe kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
I ndaluari në kuadër të operacionit “Barriera”, në momentin e ndalimit posedonte celular me faqe aktive për vënie të basteve sportive.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasin G. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-Specialistët e Sektorit për Krimet Kibernetike lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasin K. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Barriera”, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
31-vjeçari dyshohet se administronte disa subjekte të vëna në dispozicion të vënies së kundërligjshme të basteve sportive.
Në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjet celular me faqe aktive për vënie të basteve sportive, që u sekuestrua së bashku me automjetin që drejtonte i ndaluari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel